Lista Serbe me këshilltarin e Merkel në Berlin: Interesi i serbëve është paqja

Lajme

Lista Serbe me këshilltarin e Merkel në Berlin: Interesi i serbëve është paqja

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:21
Goran Rakiq

Asociacioni i komunave serbe, dialogu Kosovë-Serbi, taksa ndaj mallrave serbe dhe gjendja e tanishme politike dhe e sigurisë, ishin temë e takimit të sotëm në Belin të përfaqësuesve të Listës Serbe dhe këshilltarit të kancelares gjermane Angela Merkel, Mathias Lutenberg.

Përfaqësuesit e Listës Serbe thanë se ‘deklaratat e fundit të disa liderëve shqiptarë, si dhe vendimet që janë kundër vazhdimit të dialogut nuk kontribuojnë në lehtësimin e tensioneve në terren’.

"Interesat e serbëve në Kosovë janë paqja dhe stabiliteti, andaj jemi të gatshëm  për të bërë gjithçka për të siguruar paqen", u tha në takim.

Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është në komunikim të vazhdueshëm me ta, pasi ai dëshiron të marrë parasysh pikëpamjet dhe mendimet e tyre, në mënyrë që vendimet që merren të kontribuojnë për një pozitë më të mirë të serbëve në Kosovë.

"Për këtë arsye, besimi që presidenti Vuçiq gëzon nga serbët në Kosovë është më i madhi," u theksua në takim.

Përfaqësuesit e Listës Serbe theksuan ‘rrezikun e destabilizimit të situatës përmes veprimeve që po zhvillohen në veri të Kosovës nën pretekstin e luftimit të krimit dhe korrupsionit’.

Në delegacionin e Listës Serbe janë kryetari Goran Rakiq, nënkryetari Dalibor Jevtiq dhe anëtarët e kryesisë, Bratislav Nikoliq dhe Sasha Milosavleviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat