“Kosova djep i Serbisë”, Mahmuti: Kosova djep i barbarisë dhe gjenocidit serbë ndaj shqiptarëve

Lajme

“Kosova djep i Serbisë”, Mahmuti: Kosova djep i barbarisë dhe gjenocidit serbë ndaj shqiptarëve

Nga: N.Sh Më: 6 qershor 2019 Në ora: 17:47
Djepi i djegur gjatë luftës

Kosova është djep i barbarisë dhe i gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, thekson veprimtari Bardhyl Mahmuti.

Mahmuti përmes një postim në Facebook, pohon se, ofensiva e ekstremizmit politik serb dhe e fundamentalizmit ortodoks për ta prezantuar Kosovën si “djep të civilizimit dhe pjesë të Serbisë”, ka marrë përmasa të mëdha si asnjëherë më parë.

E kësaj ofensive, ai thotë se duhet të i përgjigjemi me fakte dhe me njerëzi.

Lexojeni postimin e plotë:

KOSOVA ËSHTË DJEPI I BARBARISË DHE I GJENOCIDIT SERB NDAJ SHQIPTARËVE

Ofensiva e gjithanshme e ekstremizmit politik serb dhe e fundamentalizmit ortodoks të Serbisë për ta prezantuar Kosovën si “Djep të civilizimit serb dhe pjesë të Serbisë” ka marrë përmasa të mëdha si asnjë herë më parë.

Kësaj ofensive duhet t’i përgjigjemi me fakte dhe njëzëri:

Të gjithë atyre që janë lëshuar në këtë lloj propagande duhet t’u themi që, nëse kanë mundësi, t’i bëjnë një “analizë gjenetike” tokës së Kosovës dhe do të binden se është e stërmbushur me ADN nga gjaku dhe djersa e shqiptarëve. Kosova vërtetë është djepi i barbarisë dhe gjenocidit serb ndaj shqiptarëve!

Bardhyl Mahmuti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat