Përfaqësuesi rus në BE Çizhov, dyshon më mbajtjen e Samitit të Paris, Prishtina i do amerikanët

Lajme

Përfaqësuesi rus në BE Çizhov, dyshon më mbajtjen e Samitit të Paris, Prishtina i do amerikanët

Nga: F.B Më: 7 qershor 2019 Në ora: 16:40
Çizhov

Përfaqësuesi i Rusisë në BE Vladimir Çizhov ka shprehur dyshimin në mbajtjen e takimit në Paris në korrik. Ai ka thënë se shatuar rreth Kosovës përsëri është përkeqësuar pas samitit të Berlinit, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai në margjina të Forumit ndërkombëtar në Sant Peterburgu ka thënë se shkak i përkeqësimit të situatës në Kosovës është vendimi i Prishtinës për vendosjen e taksës në mallrat serbe.

"Është interesant se vonimi për taksë u mor me 21 nëntor me arsyetimin se BE po zhargit heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës” ka thënë ai, gjë që sipas tij ka nxit reagime të shumta përfshirë edhe Departamentin e Shtetit amerikan.

"Ka pasuar reagimi shumë i dobët, pothuajse kuruare në paralajmërimin e transformimit të Forcës  së Sigurisë së Kosovës në ushtri funksionale që po ashtu është shumë e rrezikshme” ka thënë Çizhov.

Pastaj evropianët vendosën për samitin e Berlinit  ku do shqyrtohej situata në Kosovë.

"Më vonë u shfaqën ‘gjigantët’ Merkel dhe Makron dhe takimi u mbajt në Berlin në fund të majit. Por situatën përsëri u përkeqësua me incidentin në veri të Kosovës, ku një ndër viktimat ishte shtetasi rus punonjës i UNMIK-ut Mihail Krasnoshçekov",tha ai.

"Prandaj ka shumë dyshime se takimi i paralajmëruar në Paris ,me 1 dhe 2 korrik të mbahet pas mos suksesit të takimeve të mëhershëm ",tha Çizhov.

Sipas tij dalja në qendër të vëmendjes e Berlinit dhe Parisit është tentim që të merret funksioni i shërbimit evropian të punëve të jashtme.

"Në të njëjtën kohë Prishtina me më shumë dëshirë do donte të shihte amerikanet se Mogerinin )përfaqësuesen e lartë të BE-së) dhe Helga Shmit (sekretaren e EEAS) apo edhe Makronin e Merkelin ", përfundoi Çizhov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat