Është 108-vjeçe dhe vazhdon të luajë në piano, me dorë të thyer

Lajme

Është 108-vjeçe dhe vazhdon të luajë në piano, me dorë të thyer

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 06:39
Wanda Zarzycka

Mosha është vetëm një numër për disa njerëz, të cilët pavarësisht të gjithave ushqejnë çdo ditë pasionet e tyre.

I tillë është edhe rasti i një gruarja 108-vjeçare nga Polonia, që luan në piano edhe me dorë të thyer.

Wanda Zarzycka, një nga banoret më të vjetra dhe më të talentuara të vendit, ende i lëviz gishtat e saj mbi taste, pasi ka kaluar një pengesë gati tre dekada më parë.

Zarzycka theu dorën kur ishte 80 vjeç, dhe doktorët i thanë se ajo nuk do të mund të luante më kurrë në piano.

Ajo është një ish-balerinë që u dashurua me muzikën si një vajzë e re që u rrit në Lviv, tashmë në Ukrainën Perëndimore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat