Demantohet Thaçi, personi që ishte prezent në sigurimin e tij, zbulon gjithçka se çfarë ndodhi në Mitrovicë

Lajme

Demantohet Thaçi, personi që ishte prezent në sigurimin e tij, zbulon gjithçka se çfarë ndodhi në Mitrovicë

Nga: D.RR Më: 9 qershor 2019 Në ora: 10:25
Hashim Thaçi në Mitrovicë, 1999

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se kishte shkuar në Mitrovicë me Kadri Veselin dhe Rrahmen Ramën që ishin figura të respektuara nga Mitrovica dhe Vushtrria për të ulur gjakrat.

“Synimi ynë ishte të evitohen konfliktet ndëretnike dhe të kthehen njerëzit në pronat e veta dhe t’i jepej hapësirë procesit të paqes”, tha ai.

Për këtë ka reaguar Naim Miftari, ish shefi i ZKZ e që ishte prezent në sigurimin e Thaçit atë ditë kur ky i fundit shkoi në Mitrovicë.

Miftari ka shkruar në profilin e tij në Facebook se gjithçka çfarë ka thënë Thaçi, është gënjeshtër.

Postimi i plotë:

President pse jeni kështu kaq gënjeshtar i lig.!

Ish-drejtuesi politik i UÇK-së ka thënë se kishte shkuar në Mitrovicë me Kadri Veselin dhe Rrahmen Ramën që ishin figura të respektuara nga Mitrovica dhe Vushtrria për të ulur gjakrat.
“Synimi ynë ishte të evitohen konfliktet ndëretnike dhe të kthehen njerëzit në pronat e veta dhe t’i jepej hapësirë procesit të paqes”, tha ai në Dukagjin.

Ai, thotë se ndihet mirë që me një fjalim emocionues ka evituar një konflikt të armatosur mes palëve e që do të çonte një luftë civile.
“Të dy palët ishin të armatosura. Definitivisht ka qenë punë sekondash shpërthimi i konfliktit. Unë bashkë me zotin Veseli, Rama e Demelio ishim mes zjarri. Por falënderoj qytetarët që kanë besuar në angazhimin tonë”.
.................

Ju president jeni duke gënjyer. Unë isha prezent në sigurimin tuaj, atë ditë ju ka sjellë në Mitrovicë juve dhe Kadri Veselin shërbimi sekret Francezë DGSE për t’i ndaluar shqiptarët që të kthehen nëpër prona të veta dhe në puna ku kishin punuar para luftës, ju atë ditë keni gënjyer siç gënjeni tani sa i butë je për shefat e juaj Francez te cilët në koordinim me Serbinë dhe me ju, e ndan Mitrovicën që ju tani po doni me nda me letra me marrëveshje. Nuk shpjeguat rolin tuaj në 2 dhe 3 shkurt 2000 kur e pastruat veriun e Kosovës nga shqiptarët në koordinim me shefin tuaj Francez, Denjear Arnaud dhe me republikën e Serbisë që kishte sjellë me autobusë paramilitarë, mercenarë dhe MUP-ovca(ishin vendos si pacient kinse në spitalin e Mitrovicës) disa ditë më herët kur edhe ishte bërë plani për dëbimin vrasjen, plaçkitjen, rrahjen e mbi 14.500 shqiptarëve që jetonin në Mitrovicën e Veriut. Nuk tregove se si luanit koqe me neve UÇK/TMK dhe si luajshe koqe me Rrahman Ramën bashkë me neve. S’tregove president se kur kishe ti nevojë me ju paraqit Bernard Kushnerit dhe ndërkombëtarëve si i rëndësishëm, njeri që vendos. Pastaj na thonit t’i fillojmë demonstratat masive në Mitrovicë pastaj ju si një PISMAKER ke dhënë urdhër t’i ndanim ato demonstrata se të kanë lutur Amerika e shtetet mike që të ndalojnë demonstratat e drejta. Pse president gënjeni, gënjeni për luftën duke i ikur t’i cekni lidhjet e juaj me UDB përmes vëllaut tuaj Ganisë, nuk tregove si ju sillnin PETRIT e FLAMUR MEMA ortaku i ARKANUT e Ceces nga Dibra, ju merrte në kufi me Shqipërinë pastaj përmes Maqedonisë në Han Elezit - Kaqanik pastaj ju vinit në Drenicë e reklamonit se keni shkelë kufirin Shqipëri-Kosovë, çka nuk ishte fare e vërtet. Nëse s’ke harru në atë kohë shtypi serb i urdhëruar nga shefi i UDB (Buzpremi) ju thurte lavdi juve me artikujt kinse “ZMIJU NEMA GRANICE KOJ MOŹE DA ZAUSTAVI”.
Nuk tregove si e pritët në tradhti Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Ahmet Krasniqin, Behahdin Hallaqin, Komandant Kumanovën, Mujë Krasniqin, apo se kishe cek inskenimin e arrestimit të vëllaut tuaj Ganisë dhe si u hodhën në pritën serbe shokët e Adem Jasharit, Besim Rama me shok u hodh në prit mu në mes Drenicës në Galicë në duart e UDB 1997, nuk fole fare apo me shpjeguar si ranë në dorë të UDB ranë në burg grupi i Nait Hasanit grupi i Drenicës e grupi i Llapit, kujtohu pak mos i kalo gjërat. Sa për sa ushtarë apo polic serb që ju keni vrarë kinse apo plagosur në luftë, sillmi kufomat e tyre unë do t’i ha me pirun ato kufoma nëse ju keni vrarë apo plagosur ndonjë serb, e sa për shqiptarë ua pranoj keni vrarë boll shumë shqiptarë e komandantë të luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat