Burim Ramadani: Kosova, suksesi më i madh i NATO-së

Lajme

Burim Ramadani: Kosova, suksesi më i madh i NATO-së

Nga: V.R Më: 9 qershor 2019 Në ora: 12:55
Burim Ramadani

Për zëvendësministrin e FSK-së, Burim Ramadanin, ndëhyrja e NATO-së, është suksesi më i madh i treguar prej se funksionon si forcë ushtarake, shkruan “Bota Sot”.

Siç shprehet ai, tregimi për Kosovën është tregimi më i suksesshëm në histori të ndërhyrjeve ndërkombëtare e të udhëhequr nga bota demokratike.

Postimi plotë i Burim Ramadanit:

 

Kosova, suksesi më i madh historik i intervenimit ndërkombëtar

 

Tregimi për Kosovën është tregimi më i suksesshëm në histori të ndërhyrjeve ndërkombëtare e të udhëhequr nga bota demokratike. Kosova është suksesi historik.

Një popull dhe vend i vogël, që literalisht u shpëtua edhe falë ndërhyrjes së vendeve demokratike, tashmë 20 vjet më pas është plotësisht i gatshëm të ndihmojë paqen, sigurinë e stabilitetin kudo nëpër botë.

Tashmë, 20 vjet më pas, është e përkushtuar që krah-për-krah me shtetet demokratike, SHBA-në, NATO-n, BE-në e pse jo edhe me OKB-në të kontribuojë për paqe e siguri në zona të ndryshme kudo nëpër botë.

Populli dhe shteti mirënjohës për mbështetjen që ka marrë, është plotësisht gati për të dhënë mbështetje për të tjerët.

Ky është tregimi i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat