Ambasadori i Serbisë në Moskë: Për Kosovën ka vetëm dy zgjidhje – e keqe edhe me pak e keqe

Lajme

Ambasadori i Serbisë në Moskë: Për Kosovën ka vetëm dy zgjidhje – e keqe edhe me pak e keqe

Nga: F. B. Më: 9 qershor 2019 Në ora: 17:03
Miroslav Lazanski

Sot në 20 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës po luftojmë për atë që ende mund të nxjerrim nga Kosova, ka thënë analisti ushtarako-politik Miroslav Lazanski, për TV Prva përcjell “Bota Sot”.

Gazetari i “Politika” dhe i sapo emëruari ambasadori i Serbisë në Moskë, ka deklaruar se në këtë moment duhet të  “çndukim atë që mund të çnduket” sepse si thotë Kosova “nuk është problem që ka ndodhur tash”.

"Ky problem nuk ka mundur të zgjidhet as në kohën e Aleksandrit, as të Jugosllavisë së Titos, as të Millosheviqit dhe është joreale të pritet se kjo mund të zgjidhet brenda natës.  Po shikojmë të nxjerrim maksimumin që mundet ndërsa kjo është çështja e ndonjë kompromisi", ka thënë Lazanski dhe shtoi se të gjitha zgjidhjet “ në një mënyrë janë të këqija”.

"Për Kosovën ka vetëm dy zgjidhje – e keqe dhe më pak e keqe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat