Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan tregon disa informacione nga vendet perëndimore për Rexhep Selimin

Lajme

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan tregon disa informacione nga vendet perëndimore për Rexhep Selimin

Nga: D.RR Më: 10 qershor 2019 Në ora: 09:44
Rexhep Selimi

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Rexhep Selimi, nuk mundet të jetë në të njëjtën ligë me grupin e tjerë të komandantëve, pasi sipas tij, Selimi është i gatshëm ta luftojë korrupsionin, përcjellë “Bota sot”.

Ai thotë se për këtë është i njoftuar nga disa vende perëndimore të çështjeve anti-korrupsion, ndërsa thotë se në një qeveri hipotetike të formuar nga Maralusha, ai do ta emëronte Rexhep Selimin si njeri të anti-korrupsionit.

Postimi i plotë:

E lexova artikullin ne Bota Sot sa i perket pasurise se Rexhep Selimit. Une kam qene i njoftuar nga do qashtje te anti-korupcionit te vendeve perendimore se Rexhep Selimi nuk mundet me qene ne te njejten lige te grupit te komandantave qe dolen nga lufta e fundit dhe sot jane bo milionera ne mnyra jo-legale. Ky artikull qe sot u botue ne Bota Sot - ma forcon mendimin qe e kam pase deri me sot. Ne nje qeveri hipotetike e formuar nga une - Une e kisha emnuar Rexhep Selimin si "CAR TE ANTI KORUPCIONIT ME AUTORITET TE PLOT SA I PERKET LUFTES KUNDER KRIMINALITETIT EKONOMIK /MAFIOS.. Me Rexhep Selimin jam takuar niher per nja dy or dhe me ka lon me ni impresion se esht i gatshem me e luftue korrupsionin Politiko Ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat