Hykmete Bajrami: Ku ka mbete etika, "burrnia e odave te Dukagjinit"?

Lajme

Hykmete Bajrami: Ku ka mbete etika, "burrnia e odave te Dukagjinit"?

Nga: V.R Më: 10 qershor 2019 Në ora: 11:50
Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami, deputete nga radhët e LDK-së, është shprehur e revoltuar me vendimin e fundit të qeverisë Haradinaj, ku janë ndarë 95 mijë euro për hartimin e akteve nënligjore dhe përgatitjet e nevojshme për zbatimin e Ligjeve për Reformën e Administratës Publike, shkruan “Bota sot”.

Postimi plotë i Hikmete Bajramit:

Skandaloze

Keqperdorim

Ku ka mbete etika, "burrnia e odave te Dukagjinit"?

- 83, 000 zyrtar punojne ne administrate publike, marrin page mujore.

- 22 ministra.

- 80 zavendesa te tyre.

- qindra keshilltare.

- mijera familjare me kontrata mbi veper.

Tash me nda taksat e qytetareve 95, 000 euro per me hartu akte nenligjore?!

Me shpronsu biznese te falimentume me miliona dhe me dale me thane kemi guxim.

Guxim per çka?

Me keqperdore çdo pore te ketij shteti te brishte.

#TURP

#BOLLMA

#EKENIKALUÇDOLIMIT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat