Drashkoviç: Opozita e sotshme në Serbi jeton ende në shekullin 14-të

Lajme

Drashkoviç: Opozita e sotshme në Serbi jeton ende në shekullin 14-të

Nga: F.B. Më: 11 qershor 2019 Në ora: 10:32
Vuk Drashkoviç

Në një prononcim në emisionin “Qëndrimi” në TV 02 kryetari i Partisë së Ripërtëritjes Serbe Vuk Drashkoviç ka fajësuar opozitën se ende po jeton në kohët e shkuara dhe se ajo është fajtore  që nuk ka konsensus në lidhje me Kosovën, përcjell “Bota Sot”.

“Opozita e sotshme në Sebi jeton në shekullin 4-të” ka thënë Drashkoviç.

“Unë nuk mundem të besoj se ata njerëz nga opozita vetëm se sa nuk janë deklaruar si ‘Jugoviç apo Lazar’. Ata plotësisht sikur po jetojnë në shekullin 14 janë të ngarkuar nuk di me çfarë””, ka thënë Drashkoviç transmeton  Tanjug.

Lideri i Ripërtëritjes Serbe ka fajësuar opozitën edhe për mungesës të vizionit të qartë dhe shikimit të realitetit që jetohet sot.

Drashkoviç ka thënë se për këtë shkak është e pamundur që të kemi çfarëdo lloj marrëveshje apo konsensus  të pushtetit me opozitën lidhur me çështjen e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat