Spekulime në Beograd të iniciuara nga Daçiq: “Prishtina përgatit sulm në Trepçë”

Lajme

Spekulime në Beograd të iniciuara nga Daçiq: “Prishtina përgatit sulm në Trepçë”

Nga: F.B Më: 12 qershor 2019 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Këshilli i Sigurimit është njoftuar dhe i është tërhequr vërejtja për planet e shqiptarëve të Kosovës qëllimi i të cilave është kaosi në veri, kjo është konfirmuar me të dhëna nga inteligjenca ku thuhet se ka mundësi për aksione terroriste, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Sipas mediave në Beogradi, aksioni i njësisë special RSU kohë më parë në veri të Kosovës ishte “ushtrim demonstrues” në planet e reja të Prishtinës, ndërsa aksioni i parë mund të jetë marrja e “Trepçës” dhe kjo vjen nga të dhënat e shërbimit kundër-zbulues me të cilat posedon Beogradi dhe që nuk përjashtohen seri të sulmeve terroriste në këtë pjesë të krahinës thonë ata.

Kjo vërejtje e hapur është bërë të hënën pas mbledhjes së KS të OKB për Kosovën nga ministri i jashtëm serb Daçiq që ka theksuar se këto njoftime I ka bart tek partnerët ndërkombëtar dhe KFOR-it, ku ai spikat si shprehet “marrjen e Trepçës” nga pushteti në Prishtinë dhe fton KFOR-in të evitoj konfliktin dhe gjakderdhjen.

Edhe presidenti Vuçiq para takimit të OKB-së ka nënvizuar se shpreson se nuk do ketë trazira, provokime dhe konflikte duke theksuar pozitën jot ë lehtë që ndodhet Serbia në lidhje me Kosovën:

“Për këtë na duhet vazhdimi uidialogut, por sit ë bisedohet me dike që në shekullin 21 vendos masa jo civilizuese. Kjo që tash situate është e qetë , duhet të përpiqemi ta ruajmë por kjo nuk do thotë se në një mëngjes nuk do befasohemi me sulme e provokime të reja” ka thënë ai.

Pikërisht aksionet e këtilla të njëanshme të Prishtinës sjellin gjithë regjionin në prag të luftës thotë Daçiq, duke theksuar se aksioni i RSU u realizua në arsyetimin e luftës kundër krimit e korrupsionit ku u përdoren 70 automjete të blinduara ushtarake dhe u rrezikua paqja në Ballkan.

“Nuk duam që vijmë në situatë që KFOR të mos kryej obligimin e vetë dhe të arrihet gjendja kur Serbia të thotë se rezoluta 1244 nuk ka më kuptim se nuk po mbrohen serbët. Pastaj Serbia duhet të mbroj serbët kjo na shpie larg e më larg deri te eskalimi, andaj duhet kontrollohen ambiciet e Prishtinës” ka thënë Daçiq.

Po KFOR thekson se nuk ka parashenja të përgatitjes së sulmeve dhe ndonjë trazire në veri, zëdhënësi Vinçenco Graso tha se “nuk ka informacione të këtilla.

Në situatë të këtillë kreu shtetëror po përpiqet që me seri të konsultimeve me zyrtarë botëror të vazhdoj dialogu i ngrirë pas masave të prishtinës. Ndërsa në akuzat e bashkësisë ndërkombëtare se Beogardi është ai që shfrytëzoi taksat për ndërprerje të dialogut dhe se "Vuçiq nuk është I gatshëm për kompromisin historik ", presidenti serb ka thënë:

“Jam i gatshëm për kompromis për zgjidhjen e çështjes së Kosovës por nuk jam gati të jap gjithçka dhe mos të marr asgjë, atë film ta harrojnë”.

Lidhur me planin e Merkel për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Vuçiq ka potencuar se “ Nuk mund të komentoj diçka q ënuk di. Kam pas bisedë telefonike me Merkel dhe nuk ka përmendur asnjë plan”.

Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së jashtme Veljko Odaloviç ka thënë se rezoluta 1244 është ende në fuqi dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta ketë këtë parasysh.

“Organizatat ndërkombëtare në Kosovë nuk shihen nga agresioni dhe sjellja e Prishtinës” ka thënë ai.

Oficeri i kundërzbulimit serb (KOS) në pension Ljuban Karan mendon se këta hapa të Prishtinës janë pjesë e luftës speciale kundër Serbisë dhe nuk përjashtohen sulmet me bomba: “Prishtina nuk u dënuar për sulmin në veri dhe u trimërua për metoda tjera radikale drejtë qëllimeve të veta” tha ai

Nga shkurti i këtij viti kur u miratua statuti i Kombinatit “Trepça” dhe kalimit të 80 për qind të aksioneve në qeveri të Kosovës dhe 20 për qind tek punëtorët, rreth 3 mijë punonjës të “Trepçës veri” janë në pozitë të rëndë sepse pushteti i Kosovës ka siguruar mekanizmat e bllokimit të llogarisë së kësaj pjese të Kombinatit dhe të ia vënë dryrin. Nga aktivitetet e “Trepçës” varen 30 deri 35 për qind e banorëve të veriut.

Sipas serbëve dhe dokumentacionit në Beograd, 55,1 për qind e vlerës së kapitalit të Kombinatit "Trepça" i takon Fondit për zhvillim të Republikës së Serbisë, ndërsa ndër aksionarët janë edhe "Generaleksport", Jugobanka Jug banka, "Progres", EPS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat