Ilir Deda: Në vend të festës, reflektim për njëzet vjetorin e çlirimit

Lajme

Ilir Deda: Në vend të festës, reflektim për njëzet vjetorin e çlirimit

Nga: V.R Më: 12 qershor 2019 Në ora: 11:03
Ilir Deda

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Ilir Deda, ka uruar për njëzet vjetorin e çlirimit. Ai ka thënë se nderimi më i madh që mund t’i bëhet Bill Clintonit është kuptimi dhe realizimi i fjalës së tij: Ne e fituam luftën, ju fitoni paqen, shkruan “Bota sot”.

Postimi plotë i Ilir Dedës:

Në 20 vjetorin e çlirimit falenderimi më i madh që mund t’i bëhet Bill Clintonit është kuptimi dhe pastaj veprimi drejt realizimit të pjesës së dytë të fjalisë së tij “Ne e fituam luftën, ju fitoni paqen”.

 

Shteti i kapur nuk është fitore e paqes.

Zhvatja nuk është fitore e paqes.

Milionerët në politikë me para të vjedhura nuk është fitore e paqes.

Nepotizmi nuk është fitore e paqes.

Padrejtësia e përditshme sociale nuk është fitore e paqes.

Mungesa e sistemit të drejtësisë nuk është fitore e paqes.

Pabarazia nuk është fitore e paqes.

Tentimi për prishje të integritetit territorial nuk është fitore e paqes.

Pandëshkushmëria nuk është fitore e paqes.

Arsimi i keq nuk është fitore e paqes.

Shëndetësia e dobët nuk është fitore e paqes.

Ikja nga Kosova nuk është fitore e paqes.

 

Në këtë 20 vjetor të çlirimit, duhet të ketë vendim kolektiv për fitore të paqes, që 21 vjetorin ta festojmë si fitues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat