Media: Nëse vjen deri te takimi i Parisit, një skenar për Kosovën do të jetë gati - Bota Sot
Media: Nëse vjen deri te takimi i Parisit, një skenar për Kosovën do të jetë gati

Lajme

Media: Nëse vjen deri te takimi i Parisit, një skenar për Kosovën do të jetë gati

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 12:58

Në takimin e udhëheqësve të rajonit me Angela Merkel dhe Emmanuel Macron në Paris më 1 korrik, mund të formulohet një kornizë për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Siç shkruan Blic, propozimi përfundimtar duhet të harmonizohet deri në fund të vitit.

Nëse paraqitet një skenar i tillë, thotë Blic, një referendum mbi Kosovën mund të mbahet së bashku me zgjedhjet e rregullta parlamentare në pranverën e vitit të ardhshëm.

Kjo është konfirmuar nga Blic nga burime pranë qarqeve diplomatike, me vërejtjen se një skenar i tillë është i mundur vetëm nëse bëhet fjalë për takimin e Parisit.

Në të vërtetë, javët e fundit spekulohet se Macron dhe Merkel janë në konflikt me mënyrën se si do të zgjidhet presidenti i ri i Komisionit Evropian, por edhe se kush do të jetë kandidat për institucionet evropiane.

Bashkëbiseduesi i Blicit nga burimet diplomatike pohon se nëse takimi mbahet më 1 korrik, mund të pritet që një kornizë ose platformë të formulohet, e cila duhet të shërbejë si një pikënisje për zgjidhjen përfundimtare të problemit, transmeton KosovaPress.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ende nuk e di nëse do të ketë një takim në Paris, por nëse do të mbahet, ai përsëriti se qëndrimi i Beogradit do të jetë i qartë - që Prishtina të heqë taksat për të hyrë në dialog dhe të përpiqet për të arritur një kompromis.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...