Agjencia amerikane AP për Kosovën në 20 vjetorin e “Ndaljes së aksionit ushtarak serb ndaj shqiptarëve” - Bota Sot
Agjencia amerikane AP për Kosovën në 20 vjetorin e “Ndaljes së aksionit ushtarak serb ndaj shqiptarëve”

Lajme

Agjencia amerikane AP për Kosovën në 20 vjetorin e “Ndaljes së aksionit ushtarak serb ndaj shqiptarëve”

Nga: F.B. Më: 12 qershor 2019 Në ora: 16:17
Bill Clinton

Sot në Prishtinë po shënohet me aktivitete 20 vjetori i hyrjes së forcave të NATO-së në territorin e Kosovës. Ky operacion sipas vlerësimit të agjencisë amerikane të lajmeve AP ka ndihmuar në “Ndaljen e aksionit ushtarak serb ndaj shqiptarëve të Kosovës”, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Agjencia amerikane ka shkruar se konflikti në Kosovë në vitet 1998-1999 kanë përfunduar me intervenimin e aleancës së NATO-së dhe fushatën e bombardimit të ka zgajtur 78 ditë, ndërsa në vitin 2008 Kosova ka shpall pavarësinë. Por AP përkujton se Beogradi dhe disa vende përfshirë Kinën dhe Rusinë “nuk e njohin pavarësinë e saj, ndërsa situatën e përshkruan të tensionuar".

Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së, aktualisht është i ndërprerë shkruan agjencia AP.

AP raporton se sot në Sheshin “Skënderbeu” në qendër të Prishtinës krahas liderëve të Kosovës në manifestimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së që njihet si dita e çlirimit të vendit po marrin pjesë edhe përfaqësues nga administrata amerikane të viteve 1999 si presidenti Bil Klinton, sekretarja e shtetit Medlin Ollbrajt dhe komandanti i NATO-së Uesli Klark, kori diplomatik, kryeministra edhe president nga vendet e rajonit etj..

Medlin Ollbrajt njofton AP e ka përshkruar momentin kur presidenti i 42 i SHBA-vë Bil Clinton e kishte zgjuar në mesnatë për njoftimin se aeroplanët e NATO-së janë nisur drejt Kosovës, gjë që si pat thënë Clinton asokohe ishe “gjëja e vërtetë”.

"Ne atëherë kemi bërë atë, sepse shkaku i jonë ishte i drejtë", ka thënë Medlin Ollbrajt të tubuarve të shumtë në shesh duke i porositur se ShBA nuk do harroj kur këtë, ndërkohë që iu drejtuar të pranishmëve se “ardhmëria iu takon juve”.

Si transmeton AP pas fjalës së Ollbrajt ka pasur ovacione edhe duartrokitje të gjatë, njerëz që kanë valëvitur flamujt të ShBA-ve dhe thirrje "Amerika, Amerika".

Pas Ollbrajt ka fol edhe presidenti Clinton që ka kujtuar momentet e vendosjes për sulmin dhe nderin e respektin që ai gëzon kudo që takon shqiptarë, ndërkohë që ka ftuar të pranishmit që “kurrë mos të harrojnë sfidat nëpër të cilat akne kaluar” duke shtuar se kërkohet “formë e re e durimit dhe trimërisë në ndërtimin e ardhmërisë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...