Palmer: Për ShBA zgjidhja ideale do të ishte njohja e ndërsjellë si bazë e marrëveshjes

Lajme

Palmer: Për ShBA zgjidhja ideale do të ishte njohja e ndërsjellë si bazë e marrëveshjes

Nga: F.B Më: 14 qershor 2019 Në ora: 10:26
Mathew Palmer

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan Metju Palmer ka theksuar se Prishtina dhe Beogradi duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve, por duhet të hiqen taksat si pengesë e dialogut, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se ShBA mbështet dialogun me ndërmjetësimin e BE-së, ndërsa thekson se për ardhmërinë e Serbisë dhe Kosovës është fundamentale gjetja e zgjidhjes së normalizimit të raporteve.

Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë ka thënë se javën e fundit ka zhvilluar shumë takime dhe heqjen e taksës e sheh si kusht absolut për vazhdimin e dialogut dhe këtë e mbështet edhe ShBA.

"Mbështesim pushtetin e Prishtinës të suspendoj taksën dhe të vazhdoj procesin. Do të shohim nëse mund të arrijmë përparim drejt arritjes së marrëveshjes sa më parë."

Në pyetjen nëse Prishtina kërkon kyçjen e ShBA-ve në proces, Palmer ka thënë se: " Në këtë moment nuk ka proces që ne të kyçemi në çfarëdo mënyre ", ndërkohë që shtoi se ShBA-të janë në proces q nga fillimi dhe  janë të gatshme për më shumë jo vetëm për mbështetje.

Në pyetjen nëse Beogradi po shfrytëzon taksën si arsyetim për mos vazhdim të dialogut, ai tha se nuk di nëse kjo ndikon, por ShBA po angazhohen në kuptimin e realitetit nga të dy palët.

Lidhur me qëndrimin nëse Serbia është e gatshme të njoh Kosovën , Palmer ka thënë:

"Mendoj se duhet të arrihet marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit, Është e mundshme nëse dy palët ulen dhe kanë vullnet për dialog që do jetë në dobi të dy palëve. Nuk mund të them cila do jetë marrëveshja, as elementet e saj."

Ideale për ShBA do ishte marrëveshja për njohje të ndërsjellë, sepse ajo do mundësoj rrugën evropiane. “Si të arrihet kjo, është e nevojshme dialogu dhe bisedimet” tha Palmer.

"Dëshirojmë të shohim marrëveshje që do jetë e qëndrueshme, në pronësi lokale, korrekte të drejtë edhe të aplikueshme. Marrëveshja që opinioni i dy palëve do e pranoj, nëse kemi brengë lidhur me gjëra veçanta mund të arrihet marrëveshja ", tha ai.

Në pyetjen nëse ShBA mbështet marrëveshjen që nënkupton ndryshimin apo korrektimin e kufirit, ai tha se nëse Kosova pranon në harmoni me të drejtën sovrane që të diskutoj për kufirin me Serbinë është zgjidhje e Kosovës.

"nëse do përfshihet edhe demaskimi i kufirit mes dy vendeve është në palët që të pajtohen, ne duam proces  që do ketë mbështetje në të dy palët ", ka thënë Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat