Kadri Veseli prezenton projektin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës

Lajme

Kadri Veseli prezenton projektin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës

Nga: v.r Më: 14 qershor 2019 Në ora: 12:27
Kadri Veseli Kujtim Gashi Milot Rashica

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit edhe kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka prezentuar projektin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës.

Sipas tij, ky projekt, ndër më të bukurit në Ballkan, tregon se Kosova po  ndërton të ardhme.

Postimi plotë i Kadri Veselit:

Stadiumi Kombëtar i Kosovës nuk është më një ëndërr. Sot e prezantuam projektin e tij, e së shpejti fillojmë edhe ndërtimin. Ky projekt i jashtëzakonshëm, më i bukuri në Ballkan, tregon se shteti i Kosovës po ecë përpara, po ndërton të ardhmen. Kombëtarja e Kosovës, me suksesin e saj, me punën e jashtëzakonshme dhe ekipore, është shembull se bashkë realizojmë qëllimet tona. Përgëzoj ministrin Kujtim Gashi për përkushtimin e madh që ky projekt të jetësohet. E gëzofshim arenën e dardanëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat