“Më e rëndë që Ramushi i merr 225 euro pension invalidor sesa dekorimi i Labit”

Lajme

“Më e rëndë që Ramushi i merr 225 euro pension invalidor sesa dekorimi i Labit”

Nga: N.Sh Më: 14 qershor 2019 Në ora: 20:49
Labinot Tahiri dhe Ramush Haradinaj

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, thotë se më e rëndë është që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i merr 225 euro në muaj pension invalidor, sesa dekorimi i Labinot Tahirit.

Labi sot është dekoruar me medaljen "Skenderbeu" nga kryeministri Haradinaj, ndërsa këto dekorata sipas Talit, Thaçi moti i ka denigrua.

“Për mu ma e rëndë është që Ramushi i merr 225 euro n'muj pension invalidor (hiç pa kon) se sa dekorimi i Labit.

Dekoratat moti Hasha i ka denigru”, shkruan Tali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat