Vuçiq gati sa nuk qanë dhe kërcënon në përkujtimin e Betejës së Koshares, aty ku serbët panë fuqinë e UÇK-së

Lajme

Vuçiq gati sa nuk qanë dhe kërcënon në përkujtimin e Betejës së Koshares, aty ku serbët panë fuqinë e UÇK-së

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 22:28
Aleksandër Vuçiq

Në Beograd sonte është mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të Betejës së Koshares, ku forcat e UÇK-së i shkatërruan forcat çetnike, paramilitare e militare serbe.

Në këtë akademi kanë marrë pjesë ata që u mposhtën në Koshare, familjet e të vrarëve dhe presidenti dhe kryeministrja serbe.

“Ne juve, të pranishmeve këtu, jo vetëm që ju jemi mirënjohës, ju jeni më të mirët nga ne, ne jemi krenarë më juve, ju jeni pjesa më e mirë e Serbisë sonë”, ka thënë gati i përlotur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Kështu iu ka thënë ai sonte luftetarëve të Koshares, thënë ndryshe frikacakëve të Koshares.

“Të gjithë ata që mendojnë se Serbia është e dobët, sepse dëshiron paqe dhe mund t’i vrasin serbët, ju them se përgjigja serbe do të jetë e fuqishme dhe e fortë që ndonjëherë ka ndodhur në histori”, ka kërcënuar Kosovën Vuçiqi.

“Të tjerët nuk i prekim, askënd nuk e cenojmë, por popullin dhe vendin tonë do të dimë ta ruajmë, askujt si kërcënohemi, por mos i sulmoni serbët dhe Serbinë. Do të dimë ta mbrojmë dhe ta ruajmë”, ka thënë ai në shënimin e humbjes së turpshme në Koshare.

Tutje ai ka thënë se nuk është luftetarë i vdekur ai që është vrarë, por ai që është harruar. “Heronjtë e Koshares nuk janë dhe nuk duhet të jenë të harruar”, ka thënë tutje ai.

Në Betejën e Koshares janë vrarë 108 pjesëtarë të ushtrisë serb. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat