Arbana Xharra ka reaguar ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me dekorimin e këngëtarit Labinot Tahiri me medaljen „Gjergj Kastrioti Skënderbeu“, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se është fyerje e madhe dhe është tallje me Skënderbeun.
Postimi i saj i plotë:
A mbeti diçka, ndonjë simbol që shqiptarët e konsiderojnë të shejntë për identitetin e tyre pa u devalvu, degradu, përbaltë sikur të ishte një leckë e pavlerë. Jo, nuk mbeti më asgjë.
Sot kryeministri Haradinaj i ndau rapsodit filantrop Labinot Tahirit medaljen „Gjergj Kastrioti Skënderbeu“.
Ky kryheroi ynë as ka kënduar e as u ka bërë mirë fukarenjve duke i mediatizuar edhe pa done e fustana nëpër rrjetet sociale e gazeta.
Ai ka bërë luftë, ky bën bamirësi, perfomancë – punë e tij, asgjë kundër tij. Ai është krijuesi i identitetit shqiptar. Ai është ura që lidh tri historitë e shqiptarëve atë iliren me arbnoren e këtë me këtë shqiptaren.
Po ku i di këto Ramushi, se me i ditë nuk ishte tallë kaq rëndë me figurën e Gjergj Kastriotit. Megjithatë është fyerje e rëndë. Shumë e rëndë për mua si shqiptare dhe protestoj – pse çka mundem më shumë!