Vajza 4 vjeçe në spital me temperaturë të lartë, mjekët zbulojnë se është përdhunuar

Lajme

Vajza 4 vjeçe në spital me temperaturë të lartë, mjekët zbulojnë se është përdhunuar

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 09:56
Ilustrim

Tmerr në shtëpi! Një vajzë vetëm 4 vjeçe, u dërgua ë spital me temperaturë të lartë, por mjekët bënë zbulimin shokues, e mitura ishte përdhunuar.

Zbulimi u bë nga mjekët e spitalit pediatrik, të cilët vizituan vogëlushen.

Historia e tmerrshme jen nga Mendoza, në Argjentinë,

Vogëlushja mbërriti në spital, e shoqëruar nga e ëma, një grua 27-vjeçare, pasi e bija kishte manifestuar temperaturë të lartë.

Pas disa vizitash të thelluara, mjekët zbuluan se brenda urinës së të miturës, kishe gjurmë sperme.

Analiza të thelluara, zbuluan se vogëlushja ishte përdhunuar. Nëna e së miturës shpjegoi se vajza ndihej keq prej disa orësh dhe temperatura vetëm u rritën.

Nga verifikimet e kryera lidhur me ngjarjet e së shtunës së kaluar, policia arrestoi një burrë, i afërm i viktimës. Identiteti i tij për shkak të privatësisë së vogëlushes, nuk është bërë me dije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat