Kadri Veseli, falenderon delegatët e PDK-së që e rizgjodhën kryetar

Lajme

Kadri Veseli, falenderon delegatët e PDK-së që e rizgjodhën kryetar

Nga: v.r Më: 16 qershor 2019 Në ora: 11:55
Kadri Veseli

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, u rizgjodh edhe për një mandat në krye të saj. Kadri Veseli, nëpërmjet një deklarate në Facebook, falenderoi delegatët e Konventës së Nëntë të Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan “Bota sot”.

“Shpreh mirënjohjen për mijëra qytetarë që morën pjesë anekënd Kosovës në një proces zgjedhor tejet shembullor dhe demokratik. Do të punoj bashkë me secilin që Kosova, në Dekaden e Re të mos ketë dilema për drejtimin ku shkon por përgjegjësi dhe vizion të qartë”, tha Veseli.

Ai, pohoi se do ta çoi në vend amanetin e atyre që u flijuan për Kosovë

“Do të punoj për të çuar në vend amanetin e atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin si dhe për të bërë realitet ëndrrat e gjeneratave të reja”, deklaroi Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat