Përurohet në Pejë, shtatorja e Shkëlzen Haradinajt - Bota Sot
Përurohet në Pejë, shtatorja e Shkëlzen Haradinajt

Lajme

Përurohet në Pejë, shtatorja e Shkëlzen Haradinajt

Nga: v.r Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:34
Ramush Haradinaj

Në qytetin e Pejës, sot është bërë përurimi i shtatorës së Shkëlzenit Haradinajt, gjegjësisht vllaut të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan “Bota sot”.

Kryeministri Haradinaj, ka thënë se me zbulimin e ksaj shtatoreje, nderuam të gjithë qytetarët e Pejës dhe të gjithë të tjerët që me rezistencë paqësore luftuar për të drejtën tonë.

Postimi plotë i kryeministrit:

Në Pejën e Haxhi Zekës dhe të shumë patriotëve që i kanë shërbyer atdheut ndër breza, sot përuruam shtatoren e Heroit të Kombit, Gjeneral Major Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskun e 183 dëshmorëve nga Komuna e Pejës, në nderim të veprës heroike dhe sakrificës sublime, për liri.

Nderuam të gjithë qytetarët e kësaj ane dhe të gjithë ata që me rezistencë paqësore luftuan për të drejtën tonë.

 

Falënderim për të gjithë qytetarët, përfaqësuesit e institucioneve, familjarët e dëshmorëve dhe martirëve, Bacën Rifat e Halit, ish Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesic, që sot u bënë bashkë, në kujtim e nderim të dëshmorëve dhe 20 vjetorit të Çlirimit të Pejës.

 

Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për liri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...