Bogoljub Kariç përsëri kryetar i PSS, ai ka propozimin e vetë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Lajme

Bogoljub Kariç përsëri kryetar i PSS, ai ka propozimin e vetë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Nga: F.B Më: 17 qershor 2019 Në ora: 10:05
Bogoljub Kariç

Bogoljub Kariç të dielën në Kuvendin zgjedhor është zgjidhur përsëri për kryetar të Lëvizjes së Forcës së Serbisë (PSS) ka kumtuar ky subjekt shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Për shkak të obligimeve të punës ai nuk ishte prezent në mbledhje por ai ka propozimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës sipas të cilës BE në të njëjtën kohë duhet pa rend të pranoj në gjirin e saj të gjitha vendet e Ballkanit në atë mënyrë do të evitohen konfrontimet edhe problemet thuhet në kumtesë.

Në Kuvendin zgjedhor është theksuar se “Serbia ishte dhe mbetet vend i paqes, se lëvizja është e vetëdijshme se fati i shtetit “ thyhet” në Kosovë, por kurrë nuk guxojmë heqim dorë nga trualli jonë.

Për nënkryetar të Lëvizjes është zgjedhur përsëri deputeti popullor Dragomir J. Kariç.

Bashkëshortja e Bogoljuba Kariç dhe deputete e Kuvendit Milanka Kariç ka përkujtuar se ajo me të cilën përballet Lëvizja që nga themelimi i këtij subjekti tash e 15 vjet është PSS - BK nga e gjithë situata ka dal i bashkuar dhe shumë më i fortë.

Po ashtu u theksua se qëllimi i PSS - BK që Serbia të bëhet shtet i të drejtës sociale, të ndalet rënia e natalitetit dhe të avancohet bujqësia në Vojvodinë.

"Ofrojmë programe të forta, moderne, ekonomike edhe teknologjike të Serbisë së zhvilluar që nuk do të harroj viktimat në Koshare edhe pashtrak, sikur paraardhësit tanë që nuk harruan as Cer dhe Kollubaren, as Kajmakçalanë. Qëllimi ynë është që Sebia të mos jetë e askujt por e vetës dhe të jetë shtet i respektuar në familjen e bashkësisë së popujve evropianë. Serbisë nuk i duhen zotërinj edhe sundues po shërbëtor të popullit ", është thënë për programin e PSS - BK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat