Dhurata Hoxha: PDK-ja me frymë euro-atlantike

Lajme

Dhurata Hoxha: PDK-ja me frymë euro-atlantike

Nga: v.r Më: 17 qershor 2019 Në ora: 21:22
Dhurata Hoxha

Minsitrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, nëpërmjet nje deklarate ka thënë se Konventa festive e PDK-së, rikonfirmon vlerat e partisë më të fuqishme në frymën euro-atlantike, shkruan “Bota sot”.

Ajo, ka thënë se Dekada e re dhe lideri ynë Kadri Veseli, pas zgjedhjeve të djeshme, sot prezantoi dritën e vlerave të PDK-së dhe synimeve të saj për qytetarët e Republikës së Kosovës.

 

Statusi plotë i Dhurata Hoxhës:

 

Konventa festive e PDK-së, rikonfirmon vlerat e partisë më të fuqishme në frymën euro-atlantike, organizimin më të denjë organizativ demokratik në terren, me shtrirje dhe përfaqësim gjithpërfshirës.

 

Dekada e Re dhe lideri ynë Kadri Veseli, pas zgjedhjeve të djeshme, sot, para anëtarëve dhe simpatizantëve, u prezantuan në dritën e vlerave të PDK-së dhe synimeve të saj, për qytetarët e Republikës së Kosovës si vizioni më i mirë për të gjithë qytetarët pa dallim.

 

Në këtë Konventë festive, gëzuar anëtarë, simpatizantë, me Vlerat e Dekadës së Re!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat