E dini pse UN (OKB) vetëm Ibrahim Rugoven e njeh si president të Kosoves?

Lajme

E dini pse UN (OKB) vetëm Ibrahim Rugoven e njeh si president të Kosoves?

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 09:59
Ibrahim Rugova

Mediat e Kosovës ditëve të fundit ishin kureshtare te dinin pse në seancën e fundit të KS të OKB-së presidentit te Kosovës Hashim Thaçi në pllakën e prezantimit nuk i shkruante Kosovë, por vetëm emri i tij?!

Pse OKB Dr. Rugovën e njihte për president shteti, kurse Thaçin si përfaqësues? (“SC UNO: Hachim Thaçi, Representative of the Kosovo authorities”)

Ky detaj i kishte rënë në sy jo vetëm gazetarëve por edhe qytetarëve të cilët kanë përcjellë seancën e fundit të KS të OKB-së për Kosovën.

Image

Gjurmëve të këtij lajmi agjencia e lajmeve ka kontaktuar zyrtarë të OKB-së. Ata kanë shpjeguar qartë se “Hashim Thaçin nuk e njohim për president, thjeshtë ai për ne është një përfaqësues nga Prishtina.”

Sikur Hashim Thaçi ashtu edhe Vlora Çitaku në OKB janë prezantuar jo si president apo ambasadore që del se ata kanë folur në emër të vet, e jo në emër të Kosovës. Kurse, Rugova sa herë vizitonte OKB-në apo zyrtarët e kësaj organizate e trajtonin dhe e quanin si president i Kosovës. (“Secrtary-General Meets with President of Kosovo. Secretary-General Kofi Annan (right) meets with Ibrahim Rugova, President of Kosovo.”)

“Ne KS të OKB-së hyjnë apo edhe flasin njerëz nga vendet edhe që s’janë anëtarë të organizatës sonë. Mbishkrimi i personaliteteve folëse në këto pllakate i vihet vetëm vendeve anëtare në OKB-së” ka thënë zyrtari OKB-së duke shtuar se OKB nuk e njeh Thaçin si president, Kosova në punimet e KS të OKB-së merr pjesë nën ombrellën e UNMIK-ut.

Do shtuar se Përkundër kërkesës se ambasadës së Thaçit në Amerikë, Vlora Çitakut drejtuar OKB-së për të takuar shefin e kësaj organizate ndërkombëtare, në punimet e Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, një kërkesë e tillë ishte refuzuar.

Rugova ishte edhe ndër personalitetet e para shqiptare që kishte vizituar OKB-në i pritur si president i Kosovës nga shefi i OKB-së

Annan vizitoi Shqipërinë në ditët e vështira të vitit 1999 ku vizitoi kampet e refugjatëve të Kosovës në Kukës. Kurse Kosovën me 19 qershor 2012 ishte kjo vizita e parë e një sekretari të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, vizitë kjo e cila nuk u mirëprit nga serbët e as nga rusët. Anna atë botë u mirëprit nga i pritur nga nikoqiri dhe presidenti historik dr. Ibrahim Rugova dhe shefi i UNMIK-ut Bernard Kouchner.

Dr. Rugova ishte personalitet i parë dhe i vetëm që njihej nga OKB dhe ndërkombëtarët si president i Kosovës (“Représentant spécial du Secrétaire général au Kosovo (le « RSSG »), Søren Jessen-Petersen, de l’ancien commandant de la Force du Kosovo (la « KFOR »), le général Klaus Reinhardt, et du Président du Kosovo, Ibrahim Rugova”) ka shkruar gazetari i agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” nga OKB.

Image

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anna në bisede me gazetarin e “Presheva Jonë” duke folur për personalitetin e Rugovës në vazhdim ka pohuar se “ju shqiptarët duhet t’i thuani faleminderit Rugovës dhe Amerikës që ju çliruan dhe që sot e gëzoni këtë liri..” (“Le Secrétaire général a appris avec une grande tristesse le décès du Président du Kosovo, Ibrahim Rugova. Il partage la douleur du peuple du Kosovo et transmet ses plus sincères condoléances à la famille du défunt.”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat