Amerika i kundërpërgjigjet Rusisë, ja çka vepron në Serbinë - Bota Sot
Amerika i kundërpërgjigjet Rusisë, ja çka vepron në Serbinë

Lajme

Amerika i kundërpërgjigjet Rusisë, ja çka vepron në Serbinë

Nga: F.B. Më: 18 qershor 2019 Në ora: 10:08
Flamuri amerikan

Ambasadorin amerikan në Beograd Kajl Skot mund lehtë të zëvendësohet nga shefi i misionit të ShBA-ve në Moskei Entoni F. Godfri, kanë shkruar mediat serbe “Politika”, përcjell “Bota Sot”, që nënkuptohet si një lloj përgjigje e emërimit të ambasadorit “specialisti” Alakesandar Harçenko në Beograd.

Në biografinë e amerikanit Godfri nuk shkruan fare mosha e tij, por hanë moshat e fëmijëve të tij që janë 25, 17 dhe 16 vjet që është njeriu kyç i raporteve mes ShBA dhe Rusisë.

Nga ana tjetër në Beograd ka ardhur tek ndryshimi në vend të ambasadorit Aleksandar Çepurin kanë sjell “specialistin për Ballkan” Aleksandar Bocan Harçenko.

Për të është thënë se është person që njeh në mënyrën më të mirë situatën në regjionin dhe problemet që ndërlidhen me këtë regjion.

Godfri deri në vitin 2017 ka qenë këshilltar ministror për çështje politike ndërsa numërohet si njeriu kyç në ambasadën amerikane sepse funksionet e ambasadorëve Hantsman dhe Teft ishin vetëm sipërfaqësore.

Godfri ka punuar si ambasador në Jerevan  nga 2004 deri 2007 ndërsa më herët ishte ambasador i Amerikës në Zagreb, Dablin dhe Minsk.

Përveç tjerave ai ka kaluar edhe 12 vite në marinë amerikane, ndërsa detyra e fundit ishte realizimi i marrëveshjes për kontroll të armatimit mes ShBA-ve dhe SSSR-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...