Kosova ka qenë çdoherë me shumicë shqiptare, serbët sollën njerëzit e malit në pushtet - Bota Sot
Kosova ka qenë çdoherë me shumicë shqiptare, serbët sollën njerëzit e malit në pushtet

Lajme

Kosova ka qenë çdoherë me shumicë shqiptare, serbët sollën njerëzit e malit në pushtet

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 10:10
Dr.Ibrahim Rugova

Historiani i njohur zviceran Oliver Shmitt, ka shkruar një artikull për prestigjiozen NZZ, rreth retorikës raciste të presidentes serbe Ana Brnabic, ku i cilësoi shqiptarët e Kosovës si “të ardhur nga mali”. Sipas tij, kjo retorikë raciste në Serbi ka marrë hov prej fundit të shekullit të XIX, ku politika ekspansioniste serbe tentoi ta pushtojë Vilajetin e Kosovës me shumicë shqiptare.

Edhe pas pushtimit të Kosovës (1912) nga Serbia, kishte fotografi raciste, kundrejt “shqiptarëve të pakulturuar”, ndërsa Kosova paraqitej si një “orient i brendshëm” i Serbisë dhe më vonë i Jugosllavisë.

Mes dy Luftërave Botërore në Kosovë u dërguan dhjetra-mijëra serbe, kurse me marrëveshjen mes Jugosllavisë dhe Turqisë, qindra-mijëra shqiptarë u dërguan drejt Turqisë, vijon më tej historiani Schmitt.

Fshatarë kundër qytetarë

Kur Brnabic akuzon, ajo nuk ka partner dialogu nga elita civile e shqiptarëve të Kosovës, atëherë ajo duhet të pyet presidentin e saj, pse është e tillë. Ishin shokët e tij, që përndiqnin forcat e moderuara shqiptare në vitet 1980-ta dhe 1990-ta. Kryengritja pacifiste nën Ibrahim Rugovën u shpërfill nga elitat serbe, kurse nuk u mbështet nga i ashtuquajturi Komuniteti Ndërkombëtar.

UÇK me dhunën e armëve luftoi kundër represionit dhe paramilitarëve serb. Tashmë jo intelektualët e profesorët; por fshatarët e armatosur u ngritën lartë politikisht.
Në 1999 ata nuk e dorëzuan pushtetin, por vranë shumë përfaqësues të elitës shqiptare. Këto vrasje nuk janë sqaruar akoma deri më sot në Kosovë.

Ultranacionalistët serbë, kundrejt margjinalizimit të elitave qytetare, indirekt mbështetën udhëheqjen e sotshme të shqiptarëve të Kosovës. Dhe këta nacionalistë serbë, vetë vinin shpesh nga “malet”, sepse në territoret e gjëra të ish Jugosllavisë në fund të shekullit të kaluar, elitat e afërta me qeverinë u zëvendësuan me aktorët e dhunshëm politik. Kështu Kosovën e sunduan burrat nga malet. Ata i detyrohen pushtetit të tyre jo më pak homologëve të tyre serbë, përfaqësuesi i të cilit është Ana Brnabiç./Foldrejt/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...