Pyetja që iu bë Thaçit për Ahmet Shalën por nuk u përgjigj

Lajme

Pyetja që iu bë Thaçit për Ahmet Shalën por nuk u përgjigj

Nga: N.Sh Më: 18 qershor 2019 Në ora: 14:26
Ahmet Shala

Ish-deputeti i Kosovës, Driton Tali, e ka komentuar deklaratën e kreut të PDK-së, Kadri Veselit i cili ka thënë se të korruptuarit nuk do të kenë vend nën udhëheqjen e tij.

Tali thotë se të njëjtin premtim e patë dhënë edhe Hashim Thaçi në zgjedhjet e viti 2007.

Tali tregon edhe për një pyetje që ia ka bërë Hashim Thaçit në atë kohë por që nuk është përgjigj.

Ja postimi i plotë:

Kadri Veseli: "Të korruptuarit nuk do të kenë vend nën udhëheqjen time".

....

Të njëjtit premtim (me bujë) e pati dhënë edhe Hashim Thaçi, në zgjedhjet e 2007'ës. Dhe shkoi e bëri ministër Ahmet Shalën, njeriun më të dyshuar për korrupsion atëkohë.

Bile, Thaçi gjatë fushatës pati premtuar se "para se t'i emërojë ministrat së pari do të kërkojë nga Gjyqësori dhe Policia se personat në fjalë mos janë të dyshuar apo kanë ndonjë lëndë në shqyrtim".

Pyetjen  e parë parlamentare që e pata bërë ka qenë pikërisht kjo: çfarë përgjigje të kanë dhënë organet e hetuesisë për Ahmet Shalën; për shtëpitë e Arsim Bajramit e Hajredin Kuqit sepse sipas informative ata e kanë uzurpuar pronën e UP'ës etj.

Nuk m'u pat përgjigj kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

E ju miq fiqirone vet se sa ka ndryshuar PDK-ja.

Sa është ndryshe Kadrushi prej Hashës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat