Tetë persona të lënduar në aeroplanin Prishtinë-Basel

Lajme

Tetë persona të lënduar në aeroplanin Prishtinë-Basel

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 16:07
Foto

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike-KHAIA, që vepron në kuadër të zyrës së kryeministrit njofton se më 16 qershor në ora 16.17 aeroplani i tipit Boing 737 me numër të regjistrimit LZ-MVK, i kompanisë ALK Airlines, me numër të fluturimit VO 7205, është nisur nga Aeroporti i Prishtinës me destinacion Baselin.

Sipas këtij Komisioni aeroplani ka hasur në turbulenca (stuhi) në territorin e Malit të Zi, piloti ka kërkuar ndryshim të Nivelit të Fluturimit (FL 340).

Sipas informacioneve zyrtare për këtë rast ndihmë mjekësore kanë kërkuar 8 persona, 3 prej tyre kanë qenë të lënduar: një pasagjer i ndodhur jashtë ulëses, një pasagjer nga ujë i nxehtë i kafes dhe një tjetër nga rënia e bagazhit mbi ulëse.

Pesë të tjerë kanë pasur trauma. Të gjithë pasagjerët janë liruar nga spitali.

Aeroplani ka vazhduar për Bazel, ku ka aterruar në ora 06:13. I njëjti aeroplan në ora 08:24 PM (UTC) është ngritur nga Bazeli në drejtim të Prishtinës dhe ka aterruar në Prishtinë në ora 10:20 PM ( UTC)

KHAIA- ka qenë në kontakt të vazhdueshëm për këtë rast me: BEA-Bordi i Hetimeve të Aksidenteve ajrore Francë, STSB-Bordi i Hetimeve të Aksidente ajrore Zvicër,  NSIA-Bordi i Hetimeve të Aksidente ajrore Mali i Zi dhe  AAIU-Bordi i Hetimeve te Aksidenteve ajrore Bullgari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat