Qeveria anulon vendimin për shpronësim milionësh

Lajme

Qeveria anulon vendimin për shpronësim milionësh

Nga: v.r Më: 18 qershor 2019 Në ora: 19:22
Ilustrim

Pak kohë pasi partia opozitare, Vetëvendosje, alarmoi për planet e qeverisë për shpronësimin 55 milionësh në dalje të Prishtinës, ekzekutivi është zmbrapsur.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është anuluar vendimi i marrë më 28 maj për shpronësime që përfshinin objektin e Dukagjinit, në dalje të Prishtinës.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje ministrive të linjës që t’i arsyetojnë vendimet e tyre.

Në këtë mbledhje, qeveria gjithashtu ka emëruar drejtorët e bordeve të shtatë ndërmarrjeve publike, në mesin e tyre Postës së Kosovës dhe Ujësjellësit Rajonal Prishtina, por emrat e tyre nuk janë bërë publik, transmeton Bota sot. 

Ata kanë marrë miratimin e kabinetit qeveritar pa asnjë votë kundër.

Ekzekutivi kosovar, në këtë mbledhje, gjithashtu ka aprovuar propozim-vendimin për vazhdimin e afatit për legalizimin e armëve deri më 17 shtator të këtij viti.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së martës, e ka proceduar në Kuvend projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit për presidentin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat