Sipas Bërnabiç vazhdimi i dialogut mund të bëhet vetëm pas heqjes së taksës nga Prishtina

Lajme

Sipas Bërnabiç vazhdimi i dialogut mund të bëhet vetëm pas heqjes së taksës nga Prishtina

Nga: F.B Më: 19 qershor 2019 Në ora: 20:42
Ana Bërnabiç

Të gjithë janë duke ftuar Prishtinën që të heq taksën në mënyrë që të vazhdoj dialogun ka thënë kryeministrja Ana Brnabiç, shkruan “Telegraf” përcjell “Bota Sot”.

Nëse do ketë ose jo takim me 1 korrik në Paris, ende nuk dihet, pas asaj që ndodhi në Berlin do duhej të fillonte dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, po kjo nuk do bëhet pa heqjen e taksës nga Prishtina, është shprehur ajo.

“Këtë nuk e thotë vetëm Beogradi, e thonë të gjithë partnerët ndërkombëtar që nga ShBA, anëtarët e BE-së deri tek iniciuesit e takimit të Berlinit dhe Parisit” ka thënë Brnabiç pas takimit me kolegun francez Eduar Filip

Si tha ajo të gjithë ftojnë Prishtinën të heq taskin dhe të vazhdoj dialogun “ Nëse absolutisht Prishtina nuk dëshiron të heq taksën atëherë nuk shoh arsye të mbahet takimi” ka thënë ajo.

Serbia është gati pa marr parasysh këtë të ulet me njerëzit si kanë kancelaria mergel dhe presidenti Makron dhe të bisedoj për problemet që ekzistojnë dhe duhet të zgjidhim.

“Por dialogu do vazhdoj vetëm pas heqjes së taksës” ka thënë Brnabiç.

Kjo sipas saj nuk ishte tema kryesore e takimit të saj me kolegun Filip, nëse takimi mbahet nikoqir do të jetë Makron.

Kemi biseduar or raportet bilaterale, bashkëpunimin ekonomik regjional, ushtarak dhe pjesëmarrjen në misionet paqeruajtëse.

“Ata njohin përpjekjet e presidentit Vuçiq për dialog dhe kompromis. Dëgjova se kanë parë sa konstruktiv ka qene Serbia në këtë muaj dhe që nuk ka ndërmarr asnjë kundërmasë ndaj Prishtinës pas vendosjes së taksës” tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat