Kosova dhe Turqia me marrëveshje për forcimin e sistemit shëndetësor

Lajme

Kosova dhe Turqia me marrëveshje për forcimin e sistemit shëndetësor

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 10:48
Emine Alp Mese dhe Naim Bardiqi

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka pritur në takim zëvendësministren e Shëndetësisë së Turqisë, Emine Alp Meşe.

Kjo vizitë u realizua në kuadër të Javës së Shëndetësisë ne mes Kosovës dhe Turqisë.

Gjatë këtij takimi u nënshkrua edhe marrëveshja për planin e veprimit për implementimin e bashkëpunimit në shëndetësi në mes të të dyja vendeve.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë në Turqi , Emine Alp Mese tha se kjo marrëveshje ka për qëllim të forcojë sistemin shëndetësor në Kosovë.

Ajo tha se në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mes Kosovës dhe Turqisë në vitin 2009 e cila parasheh trajtimin e 100 pacientëve kosovar brenda vitit në Turqi janë trajtuar deri tani 800 pacientë dhe janë trajnuar mbi 1000 mjekë të cilët  kanë marrë edukim mjekësor.

Në anën tjetër sekretari i MSh-së në Kosovë, Naim Bardiqi, tha se marrëveshja e vitit 2009 i ka sjell përfitime të mëdha shëndetësisë kosovare për çka edhe falënderoi shtetin turk.

Ai tutje tha se plani i veprimit ka qëllim përcaktimin e aktiviteteve në mes dy shteteve në aspektin e shëndetësisë me theks të veçantë akreditimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat