Edhe një doktor në fushën e ekonomisë, doktoron Gresa Mjaku

Lajme

Edhe një doktor në fushën e ekonomisë, doktoron Gresa Mjaku

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 18:48
Gresa Mjaku

Kosovës ju shtua edhe një doktor në fushën e ekonomisë, e cila ka doktoruar në moshën 26 vjeçare.

Kandidatja Gresa Mjaku ka lindur në Prishtinë, shkollën fillore e kreu në Shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, ku është dalluar si nxënëse me sukses shembullor. Shkollën e mesme e vazhdoi në Shkollën “Xhevdet Doda” po ashtu në Prishtinë duke e mbaruar me sukses të lartë.

Në bazë të suksesit që dëshmoi gjatë shkollës fillore dhe të mesme, vazhdoi për studime të ciklit të parë (bazikë) në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” Fakultetin Ekonomik, drejtimin Bankë-Financa-Kontabilitet. Pas përfundimit të studimeve të ciklit parë të studimeve, ka ndjekur studimet e ciklit të dytë në drejtimin Bankë Financë dhe Kontabilitet (BFK) po në Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Pastaj ka vazhduar Punët praktike (Internshipet) me periudha të caktuara në Institucionet relevante, si Banka Qendrore e Republikës se Kosovës (BQK), Agjencion i Pavarur i Akreditimit (APK) dhe në pjesën e administratës në Rektoratin e Universiteti “Hasan Prishtina”.

Kandidatja ka vazhduar studimet e doktoratës në vitin 2016/17, në drejtimin e Ekonomikut, pranë Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë në UEJL.

Gjatë studimeve, është angazhuar si asistente në Fakultetin Ekonomik në lëndën e Auditim në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren dhe në Universitetin publik “Kadri Zeka” në Gjilan për grup lëndësh për Banka dhe Financa, tek kjo e fundit ende vazhdon të jetë.

Në fund vitin 2018 dhe fillimin e 2019, filloi të mbajë kurse private për Analizë Statistikore të nivelit parë dhe të dytë, po ashtu përpunon të dhëna me ndihmën e programit STATA. Gjithashtu, gjatë këtyre viteve mori pjesë në shumë konferenca dhe publikoi 15 punime shkencore ne revista me impakt faktor.

Njëherësh është natare në dy revista ndërkombëtare të ShBA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat