Vuçiq cakton një takim ‘historik’

Lajme

Vuçiq cakton një takim ‘historik’

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 09:10
Aleksandar Vuçiq

Takimi i tyre në Minsk të Bjellorusisë përshkruhet si “historik” nga mediat serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë vizitës dyditore në Minsk do të takohet me presidentin e kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev, ka bërë të ditur zyra e informimit të tij

Takimi është konfirmuar mbrëmë nga kabineti i presidentit serb. Vuçiq dy herët e fundit ishte takuar me Medvedevin në Moskë më 2014 dhe 2015.

Mediat serbe e kanë përshkruar takimin e tyre si rast “historik”. Vuçuq sot dhe nesër do të qëndrojë në Minsk me ftesë nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko.

Përveç Lukashenkos, Vuçiq në Minsk do të zhvillojë takime edhe me presidentin e Moldavisë, Igor Dodon dhe presidenten e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat