Vuçiq: Gjuriqin e dërgova personalisht në atë takim, tash është edhe më sigurt se nuk do ketë samit

Lajme

Vuçiq: Gjuriqin e dërgova personalisht në atë takim, tash është edhe më sigurt se nuk do ketë samit

Nga: F.B Më: 21 qershor 2019 Në ora: 12:38
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se drejtori i( të ashtuquajturës) Zyrë për Kosovë marko Gjuriq në Berlin ishte në takimin përgatitor për takimin eventual në Paris, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”, duke shtuar se tash është edhe më e sigurt se nuk do të ketë takim.

"Marko Gujuriqin në atë takim e kam dërguar personalisht ", ka thënë Vuçiq duke shtuar se aty nuk ka asnjë sekret, përveç që me nikoqirin është biseduar për përmbajtjen e bisedimeve.

"Pas këtij takimi në të cilin me nikoqirin është arritur marrëveshja që mos të bisedohet për atë që është biseduar, kam thënë se nuk do ketë Paris", përkujtoi Vuçiq.

Gjuriqit i kemi thënë që të transmetoj se Serbia dëshiron të jetë konstruktive dhe do dialog, më e rëndësishmja është të hiqen taksat.

"Shqiptarëve nuk ju bien ndërmend të heqin taksat, pra nuk ka rezultate nga takimi ", tha presidenti Vuçiq.

„ Por mendoj se gjermanët dhe francezët tash e kanë kuptuar kush është ai që do dialogun dhe kush nuk e do, kush frenon dhe kush në vedn të Evropës do që dikush tjetër të merret me këtë çështje. Nuk them se dikush tjetër nuk duhet të pyetet, por ata duan që vetëm ai tjetri të pyetet “, nënvizoi ai.

I pyetur nëse pas takimit të Berlinit a është i bindur se nuk do ketë takim në Paris, Vuçiq ka thënë “edhe më shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat