NISMA’s në Suharekë i bashkohen 222 anëtarë të rinj

Lajme

NISMA’s në Suharekë i bashkohen 222 anëtarë të rinj

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 14:32
NISMA’s në Suharekë i bashkohen 222 anëtarë të rinj

Nismës Socialdemokrate në Suharekë i janë bashkuar 222 anëtarë të rinj të moshave e profileve të ndryshme. Prezantimi i aderimeve të reja është bërë të enjten në mbrëmje, ku prezent ishte edhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Aderimet e reja, sipas tij, gjithandej vendit tek Nisma Socialdemokrate tregon se njerëzit po e vlerësojnë Nismën si adresë të mirëfilltë politike.

Limaj: Ardhja e juaj do ta fuqizoj edhe më shumë Nismën Socialdemokrate

“Ardhja e juaj në Nisma Socialdemokrate do ta fuqizoj edhe më shumë Nismën jo vetëm në Suharekë, por edhe në qendër. Ju keni ardhur në shtëpinë tuaj dhe ne ndihemi më të fuqishëm. Ju siguroj se nuk do të ju zhgënjejmë”, ka thënë Limaj.

Më tutje, ai ka thënë se Kosovës nuk i duhen parti që rrahin gjoks dhe japin vetëm sharje dhe përplasje. 

Limaj: Ne jemi kthyer në urë bashkëpunimi mes partive politike  

“Kosovës nuk i duhen forca politike të cilat në esencë nuk kanë çka t’i japim vendit, përveç përplasjeve, sharjeve të njëri tjetrit. Ne kemi besuar që Kosovës duhet me i dhënë ide për me i bashkuar njerëzit me energji pozitive. Ky vizion i yni i shprehur në institucionet publike i ka ndihmuar Kosovës. Nisma Socialdemokrate me këtë frymë është kthyer në një urë bashkëpunimi me forcat politike. Me idetë tona i kemi ndihmuar në shumë raste vendin tonë për tu mos u futur në kriza të thella. Me idetë tona, angazhimin tonë në disa raste e kemi ndihmuar vendin tonë për të mos bërë gabime trashanike...ne nuk kemi rrahur gjoks, nuk besojmë kësaj teorie, nuk besojmë në atë të bërtitjes dhe vetos. Ne besojmë në teorinë e ekipore”, tha Limaj. 

Për mënyrën e qeverisjes në komunën e Suharekës deri më tani, Limaj pati kritika. Ai tha se duhet më shumë investime që i prekin nevojat direkte të qytetarëve. 

Limaj pati dhe një apel për partitë politike që të investojnë më shumë në njerëz dhe jo këta të fundit t’i shohin vetëm si numra. 

Fjalë të mëdha për Nismën tha dhe kryetari i degës së Nisma Socialdemokrate në Suharekë, Sami Hajdaraj, i cili theksoi se ata janë ndryshimi i politikës së Kosovës. 

Sipas tij, vizioni me të cilin po udhëhiqet Nisma Socialdemokrate po gjen mbështetje në Suharekë, por dhe në Kosovë. 

Hajdaraj: Ne jemi ndryshimi i politikës së Kosovës

“Vizioni që udhëhiqet nga Nisma Socialdemokrate po gjen mbështetje në çdo familje këtu në Therandë, por dhe në Kosovë. Unë gjithmonë do të jem në krah të çdo anëtari të Nismës. Arsyeja është se unë e kam mbështetjen e kryetarit Limaj, prandaj ne jemi ndryshimi i politikës Kosovare”, tha ai.

Edhe në Suharekë Nismës iu bashkuan shumë anëtarë ta rinj. Njëri prej tyre Gëzim Hadri tha se politika përmbajtjesore që është duke i aplikuar kjo parti, ka bërë që të marrë këtë vendim.
Ditë më parë, Nisma ka prezantuar aderime edhe në Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Kaçanik e Malishevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat