Lajmi i fundit nga Brukseli për Kosovën: Më 1 korrik nuk do të mbahet konferenca e Parisit. Shtyhet për në shtator, ja pse…

Lajme

Lajmi i fundit nga Brukseli për Kosovën: Më 1 korrik nuk do të mbahet konferenca e Parisit. Shtyhet për në shtator, ja pse…

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 14:38
Macron dhe Merkel

Bruksel/BE, 21 qershor - Duket se Kosova është bërë gati për këtë takim, por edhe Serbia, por zerat diplomatike nga Brukseli sot kane konfirmuar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” ne seline e Bashkimit  Evropian se Konferenca e Parisit e paraparë me 1 korrik do shtyhet për më vonë.

Konferenca e Parisit për Kosovën mund te shtyhet për shtator. Ja disa arsye…

Nga i derguari yne special në Bruksel /UE

Image

Duhet përkujtuar se pas konferencës se Berlinit, ku kancelarja gjermane Angela Merkel ju tregoi vijat e kuqe presidentit serb dhe atij të Kosovës, Aleksander Vucic dhe Hashim Thacit se nuk do preket intgriteti territorial i Kosovës, u fol per mbajtjen e nje samiti te radhes ne France  që ishte planifikuar të mbahet me 1 korrik te ketij viti në Paris, me iniciativë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron.

Një zyrtar i larte i Bashkimit Evropian ne Brusel sot i ka deklaruar gazetarit ne BE se më 1 korrik nuk do të zhvillohet takimi i parapare për Kosoven mes Gjermani dhe Francë ku do te prezentoje edhe Serbia. Këte e kane konfirmuar sot për “Presheva Jonë” edhe nga kabineti i znj.Morgherini dhe Kocijancic. Nje burim tjeter ka pohuar se Konferenca e Parisit për Kosovën, mund te shtyhet për shtator.

Per mosmbajtjen e kesaj konferenca tash me 1 korrik, mesohet se kane ndikuar disa faktore: Nje papergatishmeria e duhur jo vetem e paleve por edhe Brukselit per kete konference, Dy, mjegulla post zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dhe ajo e fundit pushimet verore.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dite me pare vazhdoi me rfererin e tij per Luginen e Preshevës  duke deklaruar se “në Samitin e Parisit që do të mbahet më 1 korrik të këtij viti në Francë, do të kërkojë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.” Thaci ne fakt kete “bashkim” te Lugines me Kosovën e kishte parlajmeruar qysh ne vitin e kaluar per sivjet ne muajin prill.

Ndryshe njeriu numer nje i Qeverise se Kosovës Ramush Haradinaj ka delaruar se “kurdo qe do te mbahet Konferenca e Parisit, ja bejme me dije Beogradit dhe Brukselit se nuk e kemi ndermend te heqim taksat vene Serbisë pa njohur pamvaresine e Kosovës dhe te drejtat e plota te shqiptareve etnik ne Luginen e Presheves deri ne vetevendosje..”

Sa i përket çështjes së heqjes nga tryeza të idesë së shkëmbimit të territoreve, çka ishte paralajmëruar se do të ndodhte në samit e Parsit nuk kishet asgje ketu konkrete gjithëcka ishte mjegull. Sidoqqofte je gfje dihet dhe eshte mëse e qartë se pozicionin e kancelares Merkel se nuk do të ndrfyshojhe dhe nuk do te mbështesë asnjë marrëveshje qe nderldhen me shkrimini e territoreve mes Kosaoves dhe Serbise siq quna pluhur muajve te fundit Vucic dhe Thaci. “Rteh n dryshimt t ekuoifjve te Kosoves nuk dote flitet, sepse nuk duam te kemi pasoja as  vuajtje nga popujt e vendet e tjera të rajonit…” ka thëne kancelarja gjermane Merkel te cilat qendrime ja ka konfirmuar edhe presidentit francez z.Macro.

“Per fund, me keqardhje e them, këtu ne Bruksele me thone se asnje lidere nga Prishtina nuk e ka permendur kurre Presheven qe kur ka filluar dialogu Kosove-Serbi dmth nga 19 prilli 2013. Na kputen bre tu na rrejt kta vllaznit tane ne Prishtine?!. Turp!..”. Lobimi dhe ofanziva propaganduesde serbe kunder Kosoves, bashke me lojen dhe injorimin e Prishtines deh Tiranës me shqiptaret e Lugines se Presheves ka gjasa te Presheva mbetet as, as.. dmth as me Podujeve as me Barileve, po qaty n’skejt Shumadise apo tampon zone e nxehte si «rripi i gazes»…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat