Luljeta Aliu rrëfen historinë e saj të divorcit dhe trajtimin nga policia

Lajme

Luljeta Aliu rrëfen historinë e saj të divorcit dhe trajtimin nga policia

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 21:03
Luljeta Aliu

Luljeta Aliu nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi e cila tashmë është divorcuar me bashkëshortin, ka treguar epsperiencat e saja të kqija me institucionet shtetërore.

Aliu ka thënë se nuk inkurajon divorcet mes çifteve, por nëse lidhja apo martesa nuk shkon nuk duhet qëndruar në atë gjendje.

“Nuk është e lehtë të gjesh partnerin e jetës me të cilin do të kalosh jetën deri në fund”, tha Aliu.

Duke folur për historinë e saj të divorcit, Luljeta ka thënë se e thotë edhe psikologjia që “më vështirë përballohet një divorc sesa vdekja e një personi nga familja”.

“Megjithatë divorci nuk është tragjedia. Tragjedia është trajtimi që ne si gra marrim nga institucionet në Kosovë”, shton më tej pjesëtarja e shoqërisë civile.

Ajo thotë se pas mosmarrëveshjeve që kishte me ish bashkëshortin, situata kishte degjeneruar me dhunë fizike dhe e njëjta kishte kërkuar edhe mbrojtje nga policia.

“Kur e lajmërova rastin në polici ata më thanë nëse unë doja padi civile apo penale. Meqë unë kisha frikë mos po më largon nga shtëpia me dy vajzat e nuk kisha ku të shkoj pasi prindërit nuk i kisha në Kosovë, u thashë të bënin cila është më e mirë”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Aliu thotë se nuk kishte informacion se cili ishte dallimi mes padisë civile dhe penale dhe mosdhënia e informacionit nga ana e policisë sipas saj ishte i qëllimshëm.

Luljeta Aliu, e cila tashmë e ka themeluar edhe organizatën “Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi” thotë se policët mbrojnë krimin e kolegëve të tyre.

Ajo këtë e lidh edhe me përvojën e saj personale pasi rasti i saj kishte kaluar pa ndonjë hetim madje ajo thotë se nuk ishte ftuar asnjëherë të vetme në gjykatë e rasti ishte mbyllur.

“Nuk më kanë ftuar asnjëherë dhe janë bazuar vetëm në deklaratën e policit, i cili kishte thënë: Nuk e kam lënë të hyjë në stacionin policor sepse zonja e kishte pasur të veshur një fustan shumë të shkurtër”.

Luljeta tregon se edhe zyrtari tjetër kishte vazhduar me shkelje pasi i kishte dhënë të drejt kolegut të tij për konstatimin që thotë se aspak nuk ka qenë i vërtetë.

Ajo thotë se hetimi në rastin e saj nuk ka ndodhur pasi polici e njeh ish-bashkëshortin e saj dhe se ai “ha në biznesin e tij”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat