Rakiq takohet me ministrin që nuk i la krerët e Kosovës të vendosin simbole të shtetit në takimet me të

Lajme

Rakiq takohet me ministrin që nuk i la krerët e Kosovës të vendosin simbole të shtetit në takimet me të

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 23:23
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka pritur në takim sot në Mitrovicë të Veriut, ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak dhe Shefin e zyrës së OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Në këtë takim është biseduar rreth situatës në Kosovë dhe problemeve me të cilat përballet komuniteti serb, njofton Tanjug.

Sot lajmi.net ka raportuar për takimet e krerëve të shtetit të Kosovës me ministrin e jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak. Në këto takime nuk kishte pasur simbole të shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat