Eduard Xhozef: Anulimi i Samitit të Parisit sinjal i kyçjes së ShBA-së

Lajme

Eduard Xhozef: Anulimi i Samitit të Parisit sinjal i kyçjes së ShBA-së

Nga: F.B Më: 22 qershor 2019 Në ora: 08:51
Tusk, Hahn, Thaçi dhe Vuçiq

Anulimi i takimit në të cilin me 1 korrik në Parish duhej të takoheshin zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë është sinjal se ShBA duhet të i kushtoj më shumë rëndësi dhe kyçet në mënyrën më aktive në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, ka deklaruar profesori amerikan Eduard Xhozef, shkruan “Danas” përcjell “Bota Sot”

Xhozef është ligjërues në Institutin për Politikë Ndërkombëtare në Universitetin “Xhons Hopkins në Uashington dhe për “Zërin e Amerikës ka thënë se “ është i sigurt se angazhimi më i madh i mundshëm i ShBA-ve nuk do nxiste kërkesë të liderëve serbë për angazhim më të rëndësishëm dhe pjesëmarrje të Rusisë.

„Hapi pasues duhet të jetë nga pjesëmarrësit kyç dhe në atë duhet të kyçet ShBA. Kemi parë që presidenti (i Serbisë Aleksandar) Vuçiq kur është shprehur për pritjet e samitit të Parisit ka përmendur ShBA. Më herët (presidenti i Kosovës Hashim) Thaçi dhe pala e Kosovës shumë herë ka thënë atë. Duhet theksuar se Beogradi ka parë sa është me rëndësi angazhimi i ShBA-ve në proces” ka thënë Xhozef.

Ai shtoi se shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq në maj ka thënë se një nga shkaqet e dështimit të samitit të Berlinit ishte mungesa e ShBA-ve në te.

„ Kam bindjen se në pjesëmarrjen dhe rolin më të madh të ShBA-ve nuk ka mospajtime mes Serbisë dhe Kosovës “,tha ai.

Ai vlerësoi se qeveria amerikane dhe BE janë faktorët kyç për zgjidhjen e çështjes së Kosovës “ duhet të  kërkojnë këshilla nga njohësit e rrethanave nga terreni, të marrin informata reale “ dhe mund të ofrojnë alternativa në idenë e ndërrimit të territoreve” që ekspertët ndërkombëtar dhe ata nga vendet fqinje Maqedoni, Mali i zi dhe Bosnje e kanë hedhur si të rrezikshme“.

Xhozef ka thënë se angazhohet në ndryshim të qasjes s zgjidhjes së çështjes së Kosovës, strategjia e deritashme bazohej në kompensimin e Serbisë ëpr humbjen e Kosovës dhe kjo shpie në logjikën e ndërrimit të territorit apo ndarjes që do hapte mundësi edhe në vendet tjera si në BiH.

„Alternativa e kompensimit të Serbisë dhe Vuçiqit për humbjen e Kosovës është veprimi i të kundërtës. Ndershmërisht dhe me dinjitet të ruhet lidhja e vazhdueshme e Serbisë me Kosovën përderisa në pranimin ndërkombëtar përfundon me pranimin e pavarësisë së Kosovës. Në shumë mënyra mund të gjendet ideja e sigurimit të sovranitetit të Kishës ortodokse dhe pasurisë së saj në Kosovë në jug të Ibrit” ka thënë Xhozef.

“Dhënia e sovranitetit të plotë të Kishës do ishte shenjë për serbët që jetojnë në Kosovë  dhe Serbi së janë të ndërlidhur përjetësisht me hapësirën dhe hanë të mirëseardhur të qëndrojnë në Kosovë “.

Lidhur me kyçjen eventuale të Moskës në dialog, Xhozef ka thënë se “beson që Rusia në këtë rast mund të ndihmoj딓.

„Interesi i Rusisë ndryshon shumë nga interesi i Evropës dhe ShBA-ve, ai është negativ, Interesi i saj është që problemi mos të zgjidhet por të vazhdoj. Kjo është më se e qartë ën dritën e ndikimit negativ që Rusia zhvillon në pushtetin serb dhe Serbi përfshirë edhe Vuçiqin. ShBA dhe BE janë të interesuara për zgjidhje dhe jo thellim të problemit dhe sinqerisht të interesuara për stabilitet dhe përparim të Kosovës dhe Serbisë.

Ai shtoi se „Kur Daçiq përmendi mungesën e rezultateve si mungesë të ShBA-ve nuk ka fol për Rusinë. Askush nuk përmendi Rusinë, nuk ka pasur ndryshime as në Rusi as vendet tjera. Besoj se të dy palët e kanë kuptuar se dialogu me ndërmjetësimin e përfaqësuese evropiane Mogerini dhe nuk ka pasur ndonjë ndrysshim apo kyçje të Rusisë as më herët as tash” ka thënë Xhozef.

Ai tha s e “lajm i mirë “ që Vuçiq dhe Thaçi ajan zhvilluar raporte deri diku të mira që jep gjasa për kuptim dhe atë të bëhet konkret.

„ Por problem është ndikimi i jashtëm dhe kjo sjell rrezik, si për ata dy edhe për regjionin. Shumë më vështirë do aplikohej koncepti i ndërrimit të territorit dhe ata duhet ta kuptojnë pasojën e kësaj zgjidhje që rrezikon posaçërisht serbët në jug të Ibrit. Nis kjo ndodh nuk do kenë shkallën e njëjtë të sigurisë  që të ruajnë pozitën e tyre në Kosovë dhe kjo do të ishte tragjedi edhe për serbët edhe për shqiptarët” ka thën Xhozef.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat