Ish-deputeti zbulon planin pse Thaçi e bëri agjentin serb këshilltar

Lajme

Ish-deputeti zbulon planin pse Thaçi e bëri agjentin serb këshilltar

Nga: N.Sh Më: 22 qershor 2019 Në ora: 15:03
Nikoliq

U raportua në media se presidentin i Kosovës, Hashim Thaçi kishte një këshilltar serb.

Këshilltari serb i Thaçit ishte Branisllav Nikoliç agjent i BIA-s, por pas raportimit nga mediat ai u shkarkua.

E për këtë rast, ish deputeti i Kosovës, Driton Tali pohon se, Thaçi e ka bërë këshilltar Nokoliçin për me siguru Serbinë se nuk do të bëjë asgjë prapa shpinës së tyre.

“Hashimi e ka fut Branisllav Nikolliçin në kabinet për me siguri Serbinë se asgjë mbrapa shpinës saj nuk bënë.

Në stilin "që s'më besoni mua ja ku e keni Branisllavin".

Se i ka dalë zoni si rrenc”, shkruan Tali në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat