Ja si i gëzohet Ruairi O’Connel fitores së Majlinda Kelmendit

Lajme

Ja si i gëzohet Ruairi O’Connel fitores së Majlinda Kelmendit

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 19:49
Ruairi O’Connel

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka komentuar fitoren e xhudistes kosovare, Majlinda Kelmendi në lojërat evropiane në “Minsk2019”.

“Majlinda +1 ”, ka shkruar në facebook O’Connell.

Kelmendi në finale e mposhti kundërshtaren nga Rusia, Natalia Kuziutina, për ta fituar të artën në “Golden Score”.

Në çerekfinale ajo u përball me xhudisten polake, Karolina Pienkoëska duke e mposhtur me ippon.

Në gjysmëfinale Majlinda luftoi me xhudisten franceze, Amadine Buchard e cila është e dyta në ranklistën botërore, të cilën e mposhti me ippon.

Kështu, Majlinda ia fiton Kosovës medaljen e parë të artë në Lojërat Evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat