Komuna blen pajisje medicinale, por nuk i përdorë i lë në depo!

Lajme

Komuna blen pajisje medicinale, por nuk i përdorë i lë në depo!

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 23:58
ilustrim

Jo rrallë herë ndodh që institucionet të blejnë mall e të mos e fusin në përdorim.

Komuna e Shtërpcës mallin e blerë për shërbime mjekësore po e lë në depot komunale pa e përdorur.

ZKA në raportin e saj për këtë komunë që udhëhiqet nga  Bratislav Nikoliç, ka vërejtur se malli i blerë nuk është përdorur.

Komuna kishte lidhur kontratë për “Blerjen e pajisjeve speciale medicinale“ me vlerë prej 27,280 euro.

Pavarësisht këtij çmimi dhe pajisjeve, malli nuk është përdorur dhe po qëndron në depot komunale.

Sipas arsyeve që Komuna iu ka dhënë ZKA-së, ndërtesa ku do të vendosen pajisjet nuk është përfunduar dhe planifikimi për furnizim i pajisjeve në atë kohë nuk ishte mirë menduar.

Mos përdorimi i mallit të blerë dhe pranuar paraqet rrezik nga keq përdorimet dhe përvetësimet.

 Në të njëjtën kohë deponimi i pajisjeve për kohët të gjatë dhe mos përdorimi i tyre mund të rrezikoj edhe skadimin e afatit të përdorimit/ kohën e amortizimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat