Norvegjia kërkon vazhdimin e dialogut - status quo ngadalëson dy vendet

Lajme

Norvegjia kërkon vazhdimin e dialogut - status quo ngadalëson dy vendet

Nga: F.B Më: 24 qershor 2019 Në ora: 08:36
Ilustrim

Ministrja e punëve të jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Soreide mendon se status quo ngadalëson Kosovën dhe Serbinë edhe politikisht edhe ekonomikisht, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”

"Norvegjia fuqishëm mbështet dialogun me Beogradit dhe Prishtinës nën ndërmjetësimin e BE-së. Sinqerisht shpresojmë se bisedimet që synojnë normalizimin e raporteve të vazhdojnë së shpejti” ka thënë shefja e diplomacisë norvegjeze.

Të gjitha obligimet e marra nga marrëveshjet e deritashme përfshirë edhe formimin e bashkësisë së komunave serbe duhet të përmbushen ndërsa taksat ndaj mallrave serbe duhet të hiqen citohet të ketë thënë ajo.

Soreide ka thënë se zgjidhja e qëndrueshme do të sjell stabilitet dhe siguri për të gjithë në Kosovë dhe Serbi pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo fetare por edhe në të gjithë regjionin.

Soreide ka shprehur qëndrimin se modeli nordik i bashkëpunimit do të mund të funksiononte me sukses në Ballkan.

Vendet e Ballkanit kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe interesat e tyre ndërthuren në shumë çështje, por bashkëpunimin e pengojnë ngjarjet e pakëndshme nga e kaluara.

Ajo ka shprehur bindjen se Ballkani Perëndimor do të përparoj dhe se rruga euro-integruese do të vazhdohet edhe nëse ndokush si Serbia vendos të mbetet jashtë NATO-së.

Ministrja e punëve të jashtme nga Norvegjia ka theksuar se mbështetja më e madhe norvegjeze për Serbinë shkon përmes projektit “Norvegjia për ju” që ka fokusin në uljen e numrit të papunësisë dhe sigurimin e shërbimeve publike në mjediset e varfra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat