Hoxhaj dënon ndërtimet e reja kolonizatore serbe në veri të vendit

Lajme

Hoxhaj dënon ndërtimet e reja kolonizatore serbe në veri të vendit

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 11:49
Ilustrim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar para pak çastesh rreth vazhdimit të ndërtimit nga serbët të projektit të shtëpive të njohur si “Lugina e Diellit” në veri të Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se këto projekte kolonizatore janë të rrezikshme dhe kanë për qëllim ndryshimin e strukturës etnike në veri. Madje Hoxhaj ka postuar edhe dy fotografi të punimeve nga kjo lagje.

“Serbia vazhdon projektet kolonizatore për të ndryshuar strukturën etnike në veri të Kosovës. Këto veprime të rrezikshme krijojnë tensione, destabilitet, dhe konlfikte etnike. BE-ja duhet të dënoj dhe bllokoj akte të tilla destabiliziese menjëherë” ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat