Mori rreze dielli pa krem mbrojtës, përfundon e shpërfytyruar

Lajme

Mori rreze dielli pa krem mbrojtës, përfundon e shpërfytyruar

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 19:36
Laure Seguy

Deri para disa vitesh, Laure Seguy, pëlqente që të merrte rreze dielli dhe nuk vendoste kurrë krem mbrojtës. Më pas ndodhi diçka, e cila i ndryshoi jetën përgjithmonë.

Gruaja e cila jeton në Tuluzë të Francës me të bijën, Ayla-Rose, 3 vjeçe dhe të shoqin Tom, 33 vjeç, i është rikthyer jetës, pasi mposhti një kancer të rrezikshëm në lëkurë, të cilën mjekët e zbuluan rreth një vit më parë.

35-vjeçarja e tregoi historinë e saj në media, me synim sensibilizimin e personave që duan të marrin rreze në diell, që të përdorin krem mbrojtës.

“Kur isha më e re, nuk vendosja kurrë krem. Isha e dashuruar pas lëkurës me ngjyrë. Por tashmë jam shumë e kujdesshme dhe përdor krem me faktor mbrojtës 50 si dhe kapele, pasi i di rreziqet dhe nuk dua që situata të përsëritet prapë”, tregon gruaja, e cila si pasojë e tumorit ka mbetur e shpërfytyruar.

Gjithçka nisi prej një njolle në hundë, e cila shfaqej dhe zhdukej herë pas here.

Më në fund në tetor të vitit 2018, Laure vendosi të flasë me mjekun i cili në fillim dyshoi për ndonjë bakter dhe i dha një krem antibakterial.

Por kur u pa që nuk kishte rezultate u thelluan kontrollet, deri sa u bë zbulimi i rëndë. Laure u operua në muajin maj, ku iu hoqën një pjesë të hundës dhe më tej me ndërhyrje të tjera e rindërtuan.

Tashmë Laure ka vendosur që të tregojë shenjat e saj, si paralajmërim për gjithë të terët, që të mos rrinë pa u mbrojtur, sidomos tani që sapo ka nisur vera. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat