Vidhnin bankomate, arrestohen shqiptarë dhe serbë në Spanjë

Lajme

Vidhnin bankomate, arrestohen shqiptarë dhe serbë në Spanjë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 21:52
Ilustrim

Policia spanjolle ka shkatërruar një grup grabitësish bankomatesh, pjesë e të cilit janë edhe katër shqiptarë.

Ata përdornin një automjet “pirun” për të shkatërruar bankomatet në rrugë.

Anëtarët e grupit, katër shqiptarë, dy serbë dhe një spanjoll, akuzohen për kryerjen e 9 krimeve për vjedhjen me forcë të ATM-ve, 7 krime për vjedhje si dhe për përdorim të paligjshëm të automjeteve, 1 krim për falsifikim të targave si dhe për pjesëmarrje në një grup kriminal.

Vjedhjet e tyre kanë ndodhur në krahinat e Alicante, Albacete, Valencia dhe Murcia. Afërsia gjeografike e vendeve të grabitjes bëri që agjentët të dyshonin se grupi kriminal ndodhej në jug të provincës së Alicante.

Pasi vendosnin se cilin nga bankomatët do të vidhnin, ata e tërhiqnin atë me “pirunin”, duke e nxjerrë nga vendi ku ndodhej.

Pas një kërkimi të kryer në shtëpitë e tyre, në Santa Pola dhe në Almoradi, policia gjeti 14 mijë e 500 euro, aksesorë të ndryshëm dhe sende të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat