A ka nis skenari i paralajmëruar nga Vuçiq për katastrofën humanitare në veri, a po mbesin pa bukë?

Lajme

A ka nis skenari i paralajmëruar nga Vuçiq për katastrofën humanitare në veri, a po mbesin pa bukë?

Nga: F.B. Më: 25 qershor 2019 Në ora: 09:57
Mitrovica

Banorët e katër komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë një hap larg katastrofës humanitare sepse në shitore ka mungesa të artikujve ushqimor, ka shkruar  portali “Politika”, përcjell “Bota Sot”.

Shtatë muaj pas vendosjes së taksës nga institucionet e Prishtinës rreth 400 pronarë afarist në shitoret me mallra ushqimore planifikojnë të mbyllin dyqanet e tyre sepse gjithnjë e më shumë raftet janë të zbrazëta pasi ka ditë që nuk furnizohen me qumësht dhe produkte qumështi, vaj, kripë dhe sheqer.

Radosh Petroviç kryetar i Shoqatës së afaristëve në veri të Kosovës ka thënë për “Politika” se rezervat e miellit janë harxhuar kështu që nga e enjtja nuk do ketë bukë.

“Deri tash privatët kanë sjell në mënyra edhe rrugë të ndryshme mallra në mënyrë që banorët të kishin artikujt ushqimor, por jam nën presion nga të gjitha anët”, ka thënë Petroviç.

Sipas tij pjesëtarët e policisë kufitare po ndalojnë njerëzit që sjellin mallra nga Serbia qendrore duke u konfiskuar kombi, automjete, kamionë, mallra dhe ata po përballen me dënime enorme që duhet shlyhen në afat të shkurtër, nëse duan mos të përfundojnë në burg.

“Aq shumë janë trimëruar policët sa nuk përjashtojnë as të shtënat drejt njerëzve, gjë që ka ndodhur ditë më parë në Leposaviq”, tha ai.

Ai shprehet se nuk di si do rrjedhë situata në të ardhmen, përveç se veriu është në prag të katastrofës humanitare.

“Po mungon ushqimi në spital, në qendrën studentore në kopshte”, thotë Petroviç dhe apelon në shtetin e Serbisë dhe bashkësinë ndërkombëtare që të marrin hapat  e domosdoshëm të hiqen taksat, përndryshe nuk ju mbetet tjetër serbëve po të zhvendosen.

“Kjo është qëllimi i Prishtinës por si duket edhe i bashkësisë ndërkombëtare pasi tash 7 muaj nga vendosja e taksës nuk është bërë asgjë për banorët e veriut dhe për jetë normale në shekullin 21”, ka thënë ai.

Gazeta thekson se në veri janë vërejtur mbikëqyrja nga shërbimet e inspektoratit që sipas sistemit të Prishtinës kanë kontrolluar shumë dyqane dhe objekte hoteliere duke iu shkruar gjoba.

Ka rrezik se do jepen gjoba enorme dhe tatim gjë që do i detyroj të shesin pasurinë dhe të zhvendosen nga veriu, sipas Petroviç ka rrezik që në shenjë të kontrollit të gjenden edhe barnatoret.

Gjendja u komplikuar pasi policia nuk lejon që njerëzit që shkojnë në Serbinë qendrore nga atje të sjellin as 5 kg të artikujve të nevojshëm ushqimor, ndërsa shumë banorë fshehin barnat në mënyrë që mos të ju konfiskohen.

Në bllokadë është shtypi në gjuhën serbe, ndonëse kohëve të fundit ajo vjen por në tirazh dukshëm më të vogël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat