Mediat serbe vazhdojnë të mbrojnë gazetarin francez që shkroi reportazh për serbët e Kosovës – transmetojnë një porosi të tij

Lajme

Mediat serbe vazhdojnë të mbrojnë gazetarin francez që shkroi reportazh për serbët e Kosovës – transmetojnë një porosi të tij

Nga: F.B. Më: 25 qershor 2019 Në ora: 10:35
Ilustrim

Zhan Kristof Bison, zëvendës redaktor në gazetën franceze “Figaro”, i cili ditë më parë kishte publikuar një reportazh për jetën e serbëve në Kosovë me titull "Fryma serbe e rezistencës” vazhdon të jetë në shenjë të kritikave, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”

Sipas themeluesit të organizatës humanitare Solidaritet për Kosovën” Arno Gujon, ata dy së bashku janë duke u përball me kërcënime edhe gjykime nga “gazetarët pro-shqiptar francez”.

Bison në Tviter ka publikuar një tekst të një magazine tjetër franceze rreth Kosovës si përgjigje e atyre që nuk ju ka pëlqyer teksti për serbët në “Figaro”.

"Të gjithë atyre që ju pengoi reportazhi rreth dramës së serbëve në Kosovë të publikuat në ‘Figaro’ do të vazhdojmë të punojmë punën tonë. Bazuar në edhe në lexuesit e magazinës ’Marjanel’ vetëm një ditë më pas” do të thotë nuk jemi vetëm”, ka shkruar ai në Tviter.

Reportazhi për jetën e serbëve në Kosovë i botuar në "Figaro" përshkruan jetën dhe situatën humanitare në enklavat serbe në Kosovë ka thënë Gujon (i cili nën dyshimin e veprimtarisë spiunuese është dëbuar nga Kosova).

Ai ka shtuar se meritat për reportazhin iu shkojnë gazetarëve francez të cilët nuk e patën lehtë që në perëndim dhe Francë të jenë objektiv  në çështjet e politizuara.

"Ata kanë bërë reportazh fenomenale që flet për situatën humanitare në enklavat në Kosovë” ka thënë Gujon.

Si dihet shton ai gazeta "Figaro" është mediumi më i lexuar në Francë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat