Publikohet fotografia e çetës shqiptare të vrarë nga xhandarët e Miliq Krstiçit, të ndihmuar nga disa shqiptarë...

Lajme

Publikohet fotografia e çetës shqiptare të vrarë nga xhandarët e Miliq Krstiçit, të ndihmuar nga disa shqiptarë...

Nga: N.Sh Më: 25 qershor 2019 Në ora: 14:40
Çeta shqiptare e vrarë

Profesori i Universitetit të Prishtinës, sociologu Blerim Latifi, njëherësh edhe këshilltari i Kadri Veselit, ka publikuar një fotografi ku shihen disa shqiptarë të vrarë.

Këtë fotografi Latifi e përshkruan me një fjali, ku thotë se çeta kaçakësh shqiptare është vrarë nga xhandarët e Miliq Krstiçit, por të ndihmuar nga disa shqiptarë.

“Shikoni grupet e personazheve në këtë foto: një çetë kaçakësh shqiptarë, të vrarë nga xhandarët e Miliq Krstiçit, dhe shqiptarë të armatosur që kanë ndihmuar në vrasjen e tyre! Ja pse na kanë sunduar gjatë: duke na shtyrë të rrokim armët kundër njëri tjetrit. Historinë e kemi shumë më të zymtë, se që mendojmë”, shkruan Latifi në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat